Zjarri në magazinë/ Zbardhet dëshmia e punonjësve që panë të fundit Arjan Salën

Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet në lidhje me magazinën ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala. Ndër dëshmitë e para që janë vendosur në dosje janë ato të personave që kanë konstatuar zjarrin. Bëhet fjalë për 2 punonjës të magazinës që po prisnin një kamion me mallra që do të vinte dhe do ta shkarkonin në magazinë. Ata konstatuan tymin që dilte nga grilat e nëntokës dhe nxituan të fiknin zjarrin me bombol, por të rrezikuar nga asfiksia, dolën me vrap jashtë.

Në atë moment, vunë re një person të sigurisë së brendshme, i cili rezulton të jetë i ndjeri Arjan Sala, teksa po hynte në magazinë me një bombol të madhe në krah dhe që prej atij momenti nuk e kanë parë më duke dalë.

Magazinieri Ndriçim Kasa ka sqaruar para grupit hetimor se shkak i zjarrit ka qenë një dritë neoni i vjetër, ndërsa thekson se kolegu që kishte kamerat në telefon i njoftoi menjëherë se kishte rënë zjarr.

“Kolegu që ka kamerat në telefon na njoftoi se në magazinë ka rënë zjarr pasi kishte parë kamerat nga telefoni. Në këtë moment, zbritëm, pamë se po dilte tym dhe flakë në qendër të magazinës. Në këto kushte, morëm dy bombola fikëse zjarri që ishin në magazinë dhe u munduam të shuanim zjarrin, por gjatë shuarjes, flaka u bë më e madhe dhe u thye një neon. Pastaj u mbush gjithë ambienti në tym e flakë dhe ne dolëm jashtë. Duke dalë nga magazina pamë një person që hyri me një bombol të madhe zjarri për shuarje.

Personin nuk e njihnin, por pamë që ishte punonjës i brendshëm i sigurisë me kostum blu dhe këmishë. Unë dyshoj se zjarri mund të jetë shkaktuar nga energjia elektrike neone pasi kanë qenë të vjetra. Ne nuk e kishim stakuar energjinë elektrike pasi do të ktheheshim përsëri në magazinë për të shkarkuar mallin që do të vinte. Në ambientet e punës, absolutisht nuk lejohet cigarja dhe asnjë punëtor nuk pi cigare brenda magazinës”, – ka thënë Kasa sipas dosjes së publikuar nga TCH.

Ndërsa administratori A. H., i cili kishte me qera magazinën që u përfshi nga zjarri ka deklaruar se nuk ka qenë prezent në momentin e ngjarjes dhe është njoftuar nga punonjësit e tij. Sa i përket masave të sigurisë në raste zjarri, ai ia la përgjegjësinë qiradhënësit duke thënë se në magazinë kanë qenë të montuara një numër i konsiderueshëm bombolash anti zjarr.

Gjithashtu shton se vetë ai ka vendosur një bombol të madhe të lëvizshme, të cilën e ka marrë me qera dhe e ka vendosur në ambientet e magazinës. Ndërkohë pronari i qendrës, Pëllumb Alimadhi, i cili është edhe qiradhënësi i magazinës nuk ka dhënë detaje për ngjarjen pasi ishte i rënduar psikologjikisht dhe ka kërkuar një kohë tjetër që do të pyetet.

Grupi i hetimit thotë se pritet të përcaktohet nëse mungonin pajisjet anti zjarr për menaxhimin e flakëve që u vunë nën kontroll pas 3 ditësh dhe u nxor trupi i pajetë i Arjan Salës, i cili u shpall “Dëshmor Kombi” pasi bëri të mundur shpëtimin e rreth 25 punëtorëve nga magazina. 

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË