
akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në rrugën Florijana Andrašeca në Trešnjeveca.
Bëhet e ditur se viktimë ka mbetur Tomislav Sabljo, i cili u vra pas një përplasje fizike mes disa personave, duke u qëlluar nga një roje sigurie.
Sabljo, Tomislav Suçiq, Gjorgje Vuletiç dhe 17 persona të tjerë që janë të lidhur me zinxhirin e kontrabandës së drogës nga Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Bosnjës dhe Hercegovinës në Kroaci, u arrestuan në verën e vitit 2019 në një operacion të madh policor.
Ai akuzohej si kreu i një grupi kriminal që kontrabandoi 15.7 ton marijuanë në Kroaci. Marijuana fillimisht u fsheh afër Ljubuški-t në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas u transportua në Kroaci me ndihmën e një oficeri të policisë kufitare.