Punëtorët kosovarë shkojnë në Gjermani, ata nga Nepali e Bangladeshi vijnë për të punuar në Kosovë

Kosova dita ditës po mbetet pa fuqi punëtore, pasi shumë nga ta e kanë lënë vendin sidomos vitin e fundit. Kjo ka shtyrë që shumë biznese të mendojnë për zgjidhje jashtë Kosovës.

Tashmë shumë prej tyre kanë filluar procedurat për të angazhuar punëtorë nga vende si Nepali e Bangladeshi.

Buletini Ekonomik ka biseduar me një biznesmen nga Ferizaj, i cili ka treguar se shumë shpejt në biznesin e tij të ndërtimtarisë do t’i bashkohen disa punëtorë nga Bangladeshi. Ai tregon se angazhimi i këtyre punëtorëve është bërë përmes një agjencie nga Tirana, e cila shërben si ndërmjetësuese në këto raste.

“Në Shqipëri kanë filluar më herët dhe jam drejtuar tek nje agjenci atje. Shumë shpejt pritet të vijnë punëtorët e parë nga Bangladeshi”, ka thënë ai në kushte anonimiteti. Shkak për këtë është edhe ikja e fuqisë punëtore nga Kosova.

Në vitin 2021 u larguan mbi 42 mijë qytetarë, ndërsa për 2022-tën nuk ka të dhëna.

Edhe Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë më herët për media se shumë biznese po detyrohen që të marrin punëtorë nga vendet si Nepali, Turqia dhe Bangladeshi.

Bizneset kosovare gjatë vitit që shkoi janë përballur me mungesë të punëtorëve dhe kuadrove të kualifikuara.

Mungesa e fuqisë punëtore, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shtyrë shumë biznese që të riorganizohen dhe të blejnë pajisje të reja pune që të mos varen nga faktori njeri.

“Shumë kompani kanë filluar që të mendojnë dhe kanë filluar që të importojnë fuqi punëtore prej disa vendeve të tjera, siç janë Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo edhe ajo është sfidë më vetvete për arsye se nuk e kanë qëllim ata punëtorë që po vijnë të punojnë në Kosovë, mirëpo edhe derisa ta gjejnë mundësinë e parë për t’u larguar nga Kosova, çka nënkupton që Kosovën më shumë e shohin si një vend transit sesa një vend që do të rrinë e të punojnë më gjatë”, ka theksuar Rafuna.

Ikja e fuqisë punëtore ishte shqetësuese. Edhe pse nuk ka të dhëna për vitin 2022, sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2021, mbi 42 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova.

Kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga ekzekutivi që të menaxhojë më mirë krizën ekonomike.

“Kriza ekonomike do të duhej të menaxhohej në një mënyrë më të mirë nga ana e ekzekutivit, për arsye se ish dashtë nga ekzekutivi të ndërmerret një paketë, e cila do të kishte mundësuar edhe biznesi, edhe qytetarët që të luftojnë inflacionin”, është shprehur Rafuna.

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet vërtet? Ja disa nga skenarët

Donald Trump pretendon se të martën do të arrestohet i akuzuar për pagesën e jashtëligjshme të 130 mijë dollarëve te një aktore e filmave...

“Do arrestohem të martën”/ Gazetarja nga SHBA-ja sqaron deklaratën e Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pret të arrestohet të martën, bazuar në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit. “Bëhet fjalë...

Pas BE dhe SHBA, Britania e Madhe ndalon TikTok-un

Pas Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë edhe Britania e Madhe urdhëron heqjen e aplikacioneve të Tik Tok nga telefonët smart të punonjësve...

Në Kinë bie shi me krimba, në Australi me peshq, shenjë e Apokalipsit apo ngjarje natyrale?

Rrjetet sociale janë aq të përdorura dhe mbajnë një sasi aq të madhe informacioni saqë shpesh herë është e vështirë të kuptosh të vërtetën...

Falimentimi i dy bankave në SHBA, vjen reagimi presidentit Joe Biden dhe bën thirrjen e fortë për qytetarët amerikanë

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë...

RAJONI

All

Serbët akuzojnë Vuçiçin për tradhti kombëtare

Një grup aktivistësh politikë nga Kosova i kanë kërkuar Aleksandar Vuciçit të jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Serbisë për shkak të sic...

Takimi Kurti-Vuçiç/ Çfarë do të ndodhë sot me marrëveshjen bazë të BE-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut...

Vuçiq për Kurtin: Ai në Bruksel do të flasë për Demaçin dhe Millosheviqin, unë për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel, tha sonte se...

SHBA: Nuk ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes...

Bieber ‘çmonton’ strategjitë e Vuçiqit: E pranoi propozimin franko-gjerman me shpresën që Kosova e refuzon

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber ka thënë se ndërkombëtarët ende shohin potencial që presidenti...

Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi

Në tri vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke...

Biserko: Vizita e Chollet solli një ofertë në tavolinë për Kosovën dhe Serbinë, ajo duhet pranuar

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe...

rubrika rozË

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES