Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në mënyrë që të bëhet kuorumi për votimin e presidentit të ri të Kosovës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se qëndrimi i qeverisë amerikane për presidentin mbetet i pandryshuar.
“Ne mbështesim votimin e presidentit. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, ka shkruar diplomati amerikan.