Autoritetet amerikane tashmë kanë konfirmuar se autori i masakrës në shkollën në Uvalde, Texas, është 18 vjeçari, Salvador Ramos,i cili hapi zjarr në shkollën fillore, Robb, duke vrarë 14 nxënës dhe një mësues.
Ramos u vra pas ndërhyrjes së policisë, e cila arriti në vendin e ngjarjes pas gjakderdhjes.
Autoritetet amerikane njoftuan se Ramos, para se të kryente veprën e tmerrshme në shkollë, fillimisht ka vrarë gjyshen e tij.