Lufta në Ukrainë është në një nga momentet më të tensionuara që nga fillimi i saj më 24 shkurt. Kriza e brendshme e Rusisë për humbjen e territorit në Ukrainë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore, paralajmërimi i Josep Borrell se jemi në fazën “më të rrezikshme” të luftës… Ngjarjet dhe deklaratat e javëve të fundit tregojnë se konflikti është duke evoluar në një fazë më agresive.
Si do të përfundojë kjo luftë? Përgjigja mbetet e panjohur. Sipas një eksperti të konsultuar nga “Daily Mirror”, konflikti mund të përfundojë tragjikisht për Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Një kryengritje ushtarake është fundi më i mundshëm për qeverinë Putin”, thotë analisti që nuk pranon të identifikohet.