YMERI: LVV U ZOTUA PËR SKEMA SOCIALE E S’TREGOI SI DO TË REALIZOHEN ATO

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, deklaron se kjo parti gjatë fushatës elektorale ka dhënë shumë zotime për skemat sociale, por nuk ka treguar sesi do të realizohen e financohen ato, transmeton Insajderi.

Sipas Ymerit, qeveria e ardhshme duhet të përqendrohet në zvogëlimin e hendekut në mes të varfërve dhe të pasurve, në procesin më të mirë të rishpërndarjes se pasurisë, në krijimin e kushteve më të mira të punëtorëve në Kosovë, dhe veçanërisht duhet të fokusohet në krijimin e më shumë vendeve të punës, e që ju jepet përparësi më shumë grave dhe të rinjve.

“Fatkeqësisht deri tani nuk kam parë që Lëvizja Vetëvendosje ka tregu sesi do të financohen këto skema, pra i ka dhënë si zotime, premtime të fushatës por nuk ka tregu saktë sesi do të realizohen këto, dhe mendoj që nuk kemi ndonjë analizë, të paktën të efekteve që këto do t’i arrijnë. Pra, si premtime janë shumë të mira nëse realizohen dhe kur realizohen pastaj do ta shohim cili është efekti real në terren, për shembull nëse flasim për këtë pushimin prindëror i cili siç është shpjeguar ka mundësi të ndahet në dysh në mes të nënës dhe babait, mendoj se kjo është e domosdoshme, është jashtëzakonisht e rëndësishme që barra për rritjen e përkujdesën ndaj familjes të ndahet mes dyve, pra të mos kemi diskriminim brenda familjes, siç e kemi aktualisht”, ka thënë ai për EO.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të miratoj nismën për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime. Sipas qeverisë, kjo marrëveshje është për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19.

Ymerit thotë se marrja e kredive nuk është shqetësim për vendin, por se ku shpenzohen ato para është me rëndësi të dihet.

“Nuk gjendet vetëm Kosova në krizë ekonomike por i tërë globi e veçanërisht hemisfera perëndimore. Në këtë drejtim konsideroj që krizat e thella ekonomike, pavarësisht se në cilin vend dhe në cilën epokë ndodhën ato, nuk mund të përballohen pa pasur një stimulim financiar që vjen nga jashtë, e ky stimulim financiar vjen nga institucionet publike në formë të kredisë që merret nga bankat tjera ose në forma tjera, mund të jetë edhe borxh i brendshëm”, tha ai.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tutje u shpreh se deri më tani nuk ka pasur ide transformative të ekonomisë nga asnjë parti politike.

“Deri tash fatkeqësisht nuk kemi parë se ka pasur një ide transformative të ekonomisë, fatkeqësisht as nga VV-ja në 50 ditë e qeverisjes. Gjithsesi nuk mund ta gjykojmë se ka qenë shumë shkurt dhe nuk mund të flasim shumë për atë periudhë, por mendoj që tashmë meqenëse nuk ka nevojë për koalicion me një parti tjetër, që VV-ja mund ta bëjë qeverinë e vetme në bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe, atëherë e ka më të lehtë të qeverisë sipas idesë origjinale të saj dhe nëse këtë nuk e bën VV-ja mendoj se e humb një shans të rëndësishme për t’i ndërmarr disa veprime që do të na transformonin si ekonomi dhe rrjedhimisht edhe si shoqëri”, tha ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË