Xhafer Gashi reagon pas deklaratave të opozitës: Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka reaguar pas deklaratave nga partitë opozitare në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke thënë se dy partitë opozitare në Obiliq i ka kapur frika pas dorëheqjes së tij dhe se ato e kanë humbur peshën e arsyes së logjikës.

Gashi në një reagim në Facebook ka shkruar se “rrugëtimi im do të jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit dhe se Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë, të cilët kanë vizion dhe ia duan të mirën qytetit të Obiliqit.”

Ndryshe, Xhafer Gashi dje dha dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë së Ramush Haradinajt – AAK, dhe se do të mbetet vetëm si kryetar i Komunës së Obiliqit.

Reagimi i plotë:

“Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyes e logjikës, Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyerjen e kufirit qindravjeçar shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehuar në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it, tash gjeneratat e reja është mirë t’i njoftoj Halili.

Ndërsa, kundërkandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentoj të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja.

Dëshiroj t’ua bëj të qartë të dyve, se rrugëtimi im do të jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ia duan të mirën qytetit të Obiliqit.

Shihemi në garën e radhës, rezultatin do ta keni të njëjtin!

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË