Vuçiç “humb shpresat”: Ja pse Serbia nuk do të hyjë në Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka humbur shpresat se Beogradi do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga situata gjeopolitike.

Sipas tij, kjo situatë nuk është optimiste, siç tha ministrja për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviç, e cila më parë u shpreh se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së “për pesë deri në shtatë vitet e ardhshme”.

Vuçiç në konferencën për shtyp me rastin e hapjes së aeroportit “Rosulje” në Krushevac tha ditëne  djeshme se rruga e Serbisë është rrugë evropiane dhe se “ne duhet të këmbëngulim”, por se ai është “realist” për këtë çështje. “Ne mbështetemi në forcat tona. Ne kemi treguar se me punën tonë duke mbijetuar në rrugën evropiane dhe duke ruajtur miqësitë tradicionale, ne mund ta përmirësojmë vendin kaq shumë, përtej njohjes”, theksoi Vuçiç.

I pyetur për vizitën e ardhshme të kryeministrit malazez Dritan Abazoviç në Serbi , ai potencoi se pret një vizitë të mirë dhe se shpreson se do të jetë e mundur të ndërtohen marrëdhënie më të mira se më parë. “Presim një vizitë të mirë, do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme me Dritan Abazoviçin.

Besoj se është e mundur të bëjmë marrëdhënie disi më të mira në krahasim me ato që kemi pasur më parë”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e Serbisë ndaj abortit, i cili në SHBA me vendim të Gjykatës Supreme nuk është më e drejtë kushtetuese e gruas, Vuçiç tha se “nuk kemi planifikuar të ndryshojmë asgjë për këtë çështje”. “Nuk do ta përkrahja kurrë diçka të tillë, sepse besoj se aborti është e drejtë e gruas. Më pëlqen apo jo është diçka tjetër. Ne kemi rregulla dhe ligje që flasin qartë për këtë”, shtoi ai.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË