Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, i cili ka përfunduar me vrasje, në fshatin Novosellë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:40 Policia ka marrë informacionin për një vrasje me armë në Novosellë, menjëherë i është përgjigjur informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në një trup ku vdekjen e viktimës ka konstatuar edhe mjeku kujdes”, ka thënë Gashi për Klan Kosova.
“I dyshuari është në arrati teksa policia në kërkim të të dyshuarit dhe në hetim të rastit”, tha Gashi.