Një person ka vdekur e një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave në Milot të Shqipërisë të premten në mbrëmje.
Siç raporton tch, një 27-vjeçar ka vdekur teksa po dërgohej për në spital. Një 46-vjeçar është në gjendje të rëndë. Ka marrë plagë në këmbë e gjoks.
Të dy ishin duke hipur në makinë kur kishte ndodhur atentati. Ata qarkullonin me makinë të blinduar.
Siç raportohet, i vdekuri dhe i plagosuri janë emra të njohur për Policinë, pasi kishin qenë shënjestër edhe të atentateve të mëparshme, që kishin dështuar.