Vrasje dhe rrëmbime, del “lista e zezë” me objektivat e shërbimeve sekrete ruse, nis ofensiva në Evropë, ja rastet alarmante me Tiranën si kryeqyteti i ri evropian i spiunëve

Rasti i spiunes ruse Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila arriti të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli për 10 vjet, po ashtu, edhe në flotën e VI te marinës amerikane në Evropë ka ngritur alarmin. Nga ana tjetër dhe Tirana ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtarëve për rastet e dyshuara të spiunazhit në muajt e fundit. Christopher Nehring, profesor i Fondacionit Konrad-Adenauer në Universitetin e Sofjes ka folur për çështjet e dezinformimit, shërbimeve sekrete dhe mediave të agjentëve që tregojnë personat që mund të rekrutohen, mbajnë mesazhe, veprojnë si korrierë dhe transmetojnë çdo lloj informacioni të përgjithshëm që lidhet me vendin në të cilin ata kanë qenë i destinuar. “Tani që ka luftë në terren, të gjitha informacionet e “agjentëve të paligjshëm” janë të orientuara drejt informacionit të rëndësishëm për përpjekjet e luftës”, shpjegon Nehring, i cili për vite ka qenë drejtor i muzeut të spiunazhit të Berlinit dhe autor i disa teksteve mbi aktivitetet e shërbimeve ushtarake ruse të GRU në Evropë. “Në të njëjtën kohë, megjithatë, pjesa e ndyrë e punës së shërbimeve sekrete, sabotimi, dezinformimi, vrasjet, rrëmbimet  po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Ka më shumë presion”, tha ai ndër të tjera.

Objektivi i shërbimeve sekrete ruse

Objektivi i shërbimeve sekrete ruse për momentin, shpjegon Nehring, janë vendet e NATO-s në veçanti Shtetet e Bashkuara , Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Brukseli, gjithashtu shtetet baltike , Polonia dhe Skandinavia dhe më pas padyshim Ukraina, por edhe Siria e Afrika. Përballë gjithë kësaj, Perëndimi nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse “të publikojë menjëherë edhe rastet e vogla të spiunazhit rus për të tërhequr vëmendjen ndaj tij dhe për t’i dërguar një sinjal Moskës”. “Sidoqoftë, unë mendoj se do të duhen të paktën dy vjet të tjerë përpara se të shpërndahen më shumë burime në këtë sektor. Gjatë 30 viteve të fundit ne kemi vepruar relativisht dobët në këtë sektor në Evropë dhe ndërgjegjësimi për shtrirjen puna e inteligjencës dhe rreziqet është nënvlerësuar si nga qeveritë ashtu edhe nga shoqëria. Tani ka mbaruar”, përfundoi ai.

Alarmi në Tiranë dhe Kosovë

Gazeta “Sot” e raportoi pak ditë më parë lajmin nga mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar një artikull Shqipërisë lidhur me spiunazhin. Zemra rrahëse e albanosferës dhe një nga shtyllat e Aleancës Atlantike në Ballkan, ajo e vitit 2022 doli të ishte një pranverë-verë jashtëzakonisht e nxehtë. Dhe jo për motin, por për një sërë skandalesh spiunazhi, disa shpërthyen në internet dhe të tjera në stilin tradicional të James Bond, që e kanë bërë kryeqytetin evropian të spiunazhit. Më 30 maj në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit u arrestuan dy shtetas britanikë, me rekomandim të inteligjencës shqiptare, duke gjetur në bagazhet e tyre pajisje të sofistikuara për përgjimin e komunikimeve dhe transmetimeve. Në korrik, midis datës 18 dhe 22, qeveria e Tiranës informoi qytetarët për paaksesueshmërinë e përkohshme në një seri sitesh qeveritare për shkak të sulmeve kibernetike që vinin nga Irani , disa të dizajnuara për të dërguar tela dhe shkatërruar dhe të tjera, në vend të kësaj, për të vjedhur të dhëna të ndjeshme për sigurinë kombëtare. Por, më 20 gusht ndodhi më i rëndësishmi nga episodet, për shkak të rëndësisë së objektivit: një strukturë ushtarake pranë Gramshit dhe rëndësisë të incidentit, deri në një përleshje të dhunshme, ku në fund përfundoi me arrestime”, shkruanin mediat italiane. Nga ana tjetër dhe në Kosovë, ku të shtunën e 6 korrikut një gazetare ruse e dedektuar nga shumë vende si spiune e inteligjencës ushtarake ruse, Daria Aslamova, u ndalua në Kosovë, derisa po provonte të hynte nga Serbia në pikën kufitare në veri.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË