Vizita blic e drejtuesve të DASH shkund politikën shqiptare, akuzojnë Berishën për korrupsion dhe rrezik për sigurinë…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i kanë dhënë dje një tjetër goditje të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fillimisht ka qenë ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në “Facebook”, e teksa ka dhënë detajet në lidhje me takimet që zhvilluan në Tiranë ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, shprehet qartë ambasada se SHBA-të do të vijojnë luftën kundër korrupsionit, kundër shigjetuar kështu hapur ish-kryeministrin Berisha, i cili është shpallur “non grata” pikërisht, pasi për amerikanë është i përfshirë në korrupsion dhe minimin të demokracitë, akuza këto që për DASH, cenojnë siguron e SHBA.

“Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”, shkruan ambasada.about:blank

DASH: Berisha është shpallur ‘non grata’ mbi prova të besueshme

Nga ana tjetër në të njëjtën linjë me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, dje është rreshtuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i ka dhënë një “shuplakë” të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit ka shtuar akuzat dhe sulmet ndaj amerikaneve dhe veçanërisht ndaj ambasadores Kim, ndërkohë që DASH teksa reagon për “Report Tv”, shprehet se Sali Berishës është shpallur “non grata”, mbi informacione të besueshme. “Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, veçanërisht gjatë kohës që ishte kryeministër i Shqipërisë. Ky korrupsion minoi sundimin e ligjit dhe besimin e publikut shqiptar në institucionet, proceset dhe zyrtarët publikë të qeverisë së tyre”, thuhet në reagim.

Amerikanët: Berisha i zhytur në korrupsion

Më tej në reagimin e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimet e OJQ-ve dhe shtypit vendas, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe në hetime të lidhura me përpjekjet e vetë qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Sipas DASH, korrupsioni i Berishës ka bërë jehonë në të gjithë rajonin edhe sot. “Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, veçanërisht gjatë kohës që ishte kryeministër i Shqipërisë (…) Ai njihet gjerësisht se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë (…). Veprimet korruptive të Berishës vazhdojnë të kenë jehonë në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin sot”, thuhet në reagim.

SHBA: Jepini fund pandëshkueshmërisë

Ndërkohë në reagimin për median në fjalë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se të dërguarit e SHBA-së në Shqipëri do të këmbëngulin që zyrtarët e lartë në vend që kryejnë shkelje dhe abuzime të dalin përpara drejtësisë dhe të mos i shpëtojnë pandëshkueshmërisë. “Po. Emërimet e SHBA, qoftë nga Departamenti i Shtetit apo Thesari, kanë në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të riafirmojnë nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, thuhet në reagimin DASH.

DASH shpalli Berishën “non grata” më 19 maj të vitit 2021

Më 19 maj të vitit 2021, DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË