Një sherr ka ndodhur mes dy grupeve shqiptare në aeroportin ndërkombëtar të Umbrias, në Perugia të Italisë.
Janë publikuar pamjet, ku shihet se personat e përfshirë në sherr janë rrahur mes tyre me grushte.
Ndërkohë policia e cila ka rrethuar ambientin duke e pasur të vështirë të ndajë persona që ishin përfshirë në sherr.
Po ashtu një prej personave shihet i shtrirë dhe në gjendje të rëndë.