Aktorja e humorit, Eliona Pitarka, po shijon pushimet me familjen e saj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale, ku është shumë aktive duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.
Përveç fotove të vajzës së saj Galës, aktorja publikon shpesh edhe foto me poza provokuese duke treguar format turpore. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet e mbuluar me një peshqir. Aktorja shihet teksa po pastron dyshemenë, ndërsa krahas videos shkruan: “Vesi del me shpirtin thonë. Kam ndonjë të ‘çmendur’ tjetër që sa herë ikën me pushime merr leckën me vete, se do të lajë çdo dhomë”
Menjëherë ndjekësit reaguan përmes komenteve, duke shprehur se kanë të njëjtin “ves.”