VIDEO DHE FOTO. 34 milionë viktima në 5 orë/ Ç’ndodh nëse Putin nis luftën bërthamore

Një simulim i bërë në internet tregon se një sulm bërthamor nga Rusia mund të shkaktojë 34 milionë viktima në vetëm 5 orë. I njohur si “Plani A”, animacioni vetëm 4-minutësh synon të nxjerrë në pah pasojat “potencialisht katastrofike” të konfliktit midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s.

Ky studim u zhvillua nga studiues të Universitetit Princeton të lidhur me Programin për Shkencën dhe Sigurinë Globale (SGS). Ai u publikua fillimisht në 2017-ën. Megjithatë, lufta e Ukrainës ka rindezur diskutimet rreth perspektivës së luftës bërthamore dhe ka risjellë interesin për modele si ky.


Dr. Alex Glaser, një nga krijuesit e Planit A, i tha Newsweek: “Me sa mund të thuhet, kjo është kriza më serioze me një dimension potencial bërthamor që përfshin Rusinë dhe SHBA/NATO që nga fundi i Luftës së Ftohtë”. Rreziku i një lufte bërthamore konsiderohet ende “i vogël” nga shumë analistë.

Modeli i bazuar në të dhëna realiste mbi pozicionet e forcës bërthamore, objektivat dhe vlerësimet e shkqeve parashikon që 34.1 milionë njerëz do të vdisnin brenda disa orësh. Konflikti katastrofik pritet të lërë 55.9 milionë të tjerë të plagosur. Janë shifra të cilat nuk përfshijnë vdekjet e mëvonshme nga pasojat e rrezatimit bërthamor dhe efekte të tjera.

The model ¿ based on realistic data on nuclear force postures, targets and causality estimates ¿ predicts that 34.1 million people would die within a matter of hours

Simulatorët e luftës bërthamore mund të duken të frikshëm, por ato përdoren nga qeveritë për të zhvilluar plane emergjence dhe për të edukuar publikun se si të mbijetojë një sulm.

Sipas këtij simulimi, Rusia mund të lëshojë fillimisht një raketë paralajmëruese nga një bazë afër Kaliningradit, në Detin e Zi. Kjo për të ndaluar një avancim të SHBA-NATO. Këto të fundit do të “hakmerren” me një sulm ajror taktik. Rusia më pas do të hedhë 300 raketa me koka bërthamore drejt bazave të NATO-s dhe trupave që avancojnë në Evropë.

The catastrophic conflict would leave another 55.9 million injured ¿ figures which do not include subsequent deaths from nuclear fallout and other effects

Aleanca ushtarake ndërkombëtare do të përgjigjej më pas me rreth 180 armë bërthamore nga avionët. Në këtë fazë, viktimat priten të arrijnë rreth 2.6 milionë njerëz brenda një periudhe 3 orësh. Evropa do të jetë që në këtë moment e shkatërruar në thelb. Pas kësaj, NATO mund të veprojë nga flotat kontinentale të SHBA-së dhe nëndetëset bërthamore. Prej tyre do të lëshohen 600 raketa bërthamore.

The team behind the video hope that the simulation will highlight the apocalyptic consequences and cost to humanity of nuclear war between the two blocs
J

Përpara se ky sulm të arrijë qëllimin, Rusia do të përpiqet të lëshojë armë bërthamore nga kompleti i saj i siloseve të raketave, nëndetëseve dhe platformave të lëvizshme të lëshimit. Plani parashikon 3.4 milionë viktima në këtë fazë të luftës, e cila do të zgjaste vetëm 45 minuta.

Në fazën përfundimtare të konfliktit, të dyja palët do të synojnë 30 qytetet dhe qendrat ekonomike më të populluara të njëra-tjetrës. Një lëvizje e tillë, sipas studiuesve, do të sillte 85.3 milionë viktima të tjera brenda hapësirës prej 45 minutash.

Megjithatë, efektet e pasojave bërthamore, sistemet mjekësore në rënie dhe ndikimet afatgjata në klimën e Tokës, popullsinë dhe prodhimin e ushqimit do të kishin efekte të gjera. Simulimi kompjuterik bazohet në vlerësime të pavarura të pozicioneve aktuale të forcave amerikane dhe ruse, planeve të luftës dhe objektivave të armëve bërthamore.

Ky simulim u ekspozua në Galerinë Bernstein të Princeton në 2017. Më pas u vu në dispozicion të publikut në 2019. Edhe pse pati një interes në fillim, më pas u la në harresë. Të gjithë u kujtuan për të në shkurt të këtij viti kur Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Vladimir Putin aludoi në prill për përdorimin e armëve bërthamore nëse ‘kërcënohet’ nga vendet që ‘ndërhyjnë’ në Ukrainë.

“Nëse dikush nga jashtë synon të ndërhyjë në atë që po ndodh, ata duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë. E shpejtë. Ne kemi të gjitha armët që na duhen për këtë. Askush tjetër nuk mund të mburret me ato armë. Dhe ne nuk do të mburremi për to. Por ne do t’i përdorim ato” – tha Putin.

Si rezultat i këtyre referencave për sulmet bërthamore, videoja e quajtur “Plani A” ka marrë mbi 4 milionë shikime. ©LAPSI.al

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË