Porsche 911 RSR i vitit 1974 ofrohet prej 2.2 milionë dollarë.
Një makinë Porsche, që zotërohej kohë më parë nga narkotrafikanti më i njohur i drogës, Pablo Escobar, gjatë karrierës së tij të shkurtër si pilot garash, doli në shitje për një shifër që nis nga 2.2 milionë dollarë.
Krimineli kolumbian mësohet të ketë qenë një garues në Bogota përpara se të bëhej drejtuesi i një prej karteleve më të përgjakshëm të drogës, pasuria e të cilit arriti në 30 miliardë dollarë përpara se të vdiste në vitin 1993.
Porsche 911 RSR është i prodhuar në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974.