Vetëm një herë në jetë do ta gjeni dikë që do t’jua ndryshojë botën krejtësisht

Teksti i mëposhtëm do t’jua ofrojë një pikëpamje të asaj se çfarë përjetojnë njerëzit kur bien në dashuri – ndjenjë e cila shpjegohet nga njëri prej artistëve më karizmatik të shekullit 20, Bob Marleyt.

“Unë besoj se vetëm një herë në jetë do ta gjeni dikë që do t’jua ndryshojë botën krejtësisht. Do t’i tregoni gjëra që asnjëherë nuk i keni ndarë me një shpirt tjetër, ndërkaq ai/ajo do të absorbojë çdo gjë që thoni dhe do të dëshirojë të dëgjojë më shumë.

Do t’i ndani me të shpresat për të ardhmen, ëndrrat të cilat asnjëherë nuk do të bëhen realitet, qëllimet që nuk i keni arritur asnjëherë dhe shumë zhgënjime që jeta jua ka hedhur. Kur diçka e mrekullueshme t’ju ndodh, me padurim do të prisni t’i tregoni, duke e ditur se do ta ndajë emocionimin me ju.

Nuk do të turpërohet të qajë me ju apo të qesh kur bëni gjeste si budalla. Asnjëherë nuk do t’i lëndojë ndjenjat e as nuk do t’ju bëjë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë, por vetëm sa do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe t’ju shfaqë gjërat për veten tuaj që ju bëjnë më të veçantë dhe më të bukur. Asnjëherë nuk do të keni presion, xhelozi apo garë, por vetëm qetësi.

Me të mund të jeni vetvetja dhe të mos brengoseni se çfarë mendon. Gjërat që duken të parëndësishme për shumicën e njerëzve, si një mesazh, këngë apo shëtitje në park, për ju do të bëhen thesare që do t’i mbani të sigurta përgjithmonë në zemrën tuaj.

Kujtimet e fëmijërisë do të rikthehen dhe do të jenë të qarta dhe gjalla sikurse të ishit fëmijë prapë. Ngjyrat duken më brilante dhe më të ndritshme. Buzëqeshja veçse iu është bërë pjesë e përditshmërisë.

Një telefonatë apo dy gjatë ditës ju ndihmojnë ta kapërceni ditën e gjatë në punë dhe gjithmonë iu sjellin buzëqeshje në fytyrë. Me prezencën e personit, nuk do të keni nevojë për bisedë të vazhdueshme, por do ta gjeni veten të ngopur vetëm duke e pasur pranë.

Gjërat që asnjëherë nuk iu kanë interesuar tani janë bërë të mahnitshme sepse e dini se janë të rëndësishme për personin me të cilin/cilën jeni. Për këtë person mendoni në çdo ngjarje dhe gjë që e bëni. Gjërat e thjeshta jua sjellin në mendje atë person, si qielli i kaltër, era e lehtë, etj.

Ju e hapni zemrën duke e ditur se ka mundësi që do të thyhet një ditë dhe, në hapjen e zemrës, ju e përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk e keni menduar se është i mundur.

E dini se vetëm duke vepruar kështu ju e lini zemrën ta ndjejë kënaqësinë e vërtetë që është aq e vërtetë sa ju frikëson.

Ju gjeni forcë duke e ditur se e keni një shok/shoqe të ngushtë dhe me siguri një shpirt binjak që do t’ju qëndrojë besnik/e deri në fund. Jeta ju duket krejtësisht ndryshe.

Shpresa dhe siguria e vetme tani janë duke e ditur se ai person është pjesë e jetës tuaj”./ KultPlus

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË