Vendimi i Kurtit për targat: SHBA e zhgënjyer, opozita e shqetësuar për marrëdhëniet me Amerikën, Lista Serbe paralajmëron rezistencë

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza.

Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 28 tetor.

Kryeministri ka thënë se duke vepruar në këtë mënyrë është treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve dhe përkushtim e kontribut në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

“… e që ishte edhe brengë e partnerëve e miqve tanë ndërkombëtarë. Jemi të bindur se sundimi i rendit e ligjit dhe paqja e siguria shkojnë e mirëmbahen bashkë”, ka shkruar në fund ai.

SHBA të zhgënjyera me vendimin e Kurtit për targat

Por vendimi i Kurtit nuk i ka pëlqyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë thënë se janë të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja tha se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, sipas Marrëveshjes së Brukselit, por shtoi se “zgjatja e afatit do të ishte në interes që të arrihej përparim në dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”.

DASH po ashtu kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, në qendër të cilës, sipas Uashingtonit, duhet të jetë njohja reciproke.

LDK e quan të rrezikshëm zhgënjimin e SHBA-ve me Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar të rrezikshëm zhgënjimin e shprehur publikisht të SHBA-së me Qeverinë e Kosovës për çështjen e targave.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë fundamentale për të fituar një pozicion më të mirë ndërkombëtar për Kosovën.

“Në kohë të zhvillimeve të ndjeshme politike, Qeveria e Kosovës duhet të trajtojë me kujdes relacionet me partnerët e përhershëm dhe strategjikë, ShBA-të dhe BE-në. Institucionet e vendit duhet t’i trajtojnë me ndjeshmëri të lartë rekomandimet dhe kërkesat e miqve tanë. Sjellja me arrogancë ndaj kërkesave të partnerëve tanë, dëmton interesat strategjike të vendit dhe mund të prodhojë pasoja afatgjata në rrugëtimin tonë politik. Siç na mëson e shkuara, këto marrëdhënie janë fundamentale për të fituar një pozicion më të mirë ndërkombëtar për vendin tonë si dhe për të ndjekur synimet tona strategjike.”

“Është tejet brengosës fakti që Qeveria e ShBA-ve shprehet e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. E drejta e zbatimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, e ritheksuar në këto rekomandime ndërkombëtare, duhet të vlerësohet si garancë për vendin tonë. Kosova ka çdo të drejtë në vendosjen e ligjshmërisë; siç dhe e ka domosdoshmëri koordinimin me aleatë në ndjekjen e synimeve strategjike”, ka thënë Abdixhiku.

Lista Serbe: Nëse shqiptohen gjoba për targat, do të ketë rezistencë të ashpër

Ndërsa ka reaguar edhe Lista Serbe, duke i çuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti, e cila thotë se shqiptimi i gjobave për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë sipas planit të paraparë të zbatimit, do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina.”

Lista Serbe i ka konsideruar të ligjshme targat e lëshuar nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do ta shikojë në heshtje heqjen e së drejtës, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në këtë reagim.

Lista Serbe ka përcjell mesazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se serbët e Kosovë nuk janë vetëm dhe se nuk do të lejohej dëbimi i tyre, përkundër se Kosova nuk ka shprehur qëllime të tilla ndaj komunitetit serb.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka adresuar ende një reagim të Departamentit amerikan të Shtetit, që u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, pas kërkesave të vazhdueshme për shtyrje dhjetëmujore, por as ndaj kërcënimeve të Listës Serbe që paralajmëruan rezistencë të ashpër.

Afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia paraprakisht skadon më 31 tetor dhe Qeveria tha se me këtë vendim të ri ajo po tregon seriozitet për të zbatuar vendimin që ka marrë, por “në të njëjtën kohë që t’u japim shans atyre që janë të interesuar të integrohen”.

Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se për planin e ri për targat i ka informuar edhe përfaqësuesit e QUINT-it, me të cilët ka biseduar para mbledhjes së Qeverisë. Pavarësisht se tha që ata fillimisht i kërkuan që të shtynte afatin për riregjistrim, me të dëgjuar për vendimin e ri, thanë se do të tregojnë mendimin e tyre pasi të jenë konsultuar me kryeqendrat e tyre.

Në shtetet e QUINT-it bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Besohet se afër 10.000 targa me akronime serbe – sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme – qarkullojnë në veriun e Kosovës me shumicë serbe. Kosova i konsideron ilegale këto targa që lëshohen nga Serbia. /Reporteri.net

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË