Vdiq në Tiranë/ Bashkë me gruan e ish-kreut të SHIU-t, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. “Kryespiuni” i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL!

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë ne fillim shqiptarja.com dhe pastaj mediat e tjera ato qe e kane zbuluar kete skandal përmes një investigimi.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe “Wind Sun Water Initiative”, ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali.

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”. Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.

Vdiq në Tiranë/ Bashkë me gruan e ish-kreut të SHIU-t, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. "Kryespiuni" i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

Kliko ketu: Trafiku i armeve

Ngjarja në Poloni dhe mashtrimi me respiratorët

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë. Ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër,  pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

Rasti filloi në pranverën e vitit 2020, në kulmin e pandemisë. Pas situatës së rëndë vdekjet masive për shkak të mbytjes si rezultat i aksesit në respiratorë, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Łukasz Szumoëski, nënshkroi një kontratë me kompaninë Lublin E&K, që mbulonte furnizimin për 1200 respiratorë “më të cilësisë më të lartë”.

Për çmimin e një pajisjeje të tillë, ishte një kontratë shumë e shtrenjtë, por që duhej të zbatohej shpejt. Ministria pagoi një paradhënie të madhe dhe respiratorët e parë do të dorëzoheshin në spitalet polake në prill dhe sasia e fundit në qershor 2020 nuk shkuan.

Ndërkohë, shumë shpejt u bë e qartë se kompania E&K ishte në pronësi të Andrzej Izdebski ishte një tregtar armësh me përvojë. Mediat përcaktuan se ai ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe OKB-ja e kishte futur në një “listë të zezë” për kontrabandën e armëve në Angola dhe Liberi.

Në pyetjen se pse Polonia  bleu respiratorë nga një kompani në pronësi të një tregtari armësh, Ministria e Shëndetësisë polake u përgjigj atëherë – E &K është një subjekt që funksionon ligjërisht. Ministria nuk kontrollon profilin e biznesit të kompanive që paraqesin oferta për blerjet me COVID.

Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski ishte një  ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.

1658845959_059feda1cf344e93aae48156dd8b8c89.jpg

Kurora me lule në varrin e trafikantit polak të armëve: Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë“Nga miqtë e tu të dashur në Tiranë” (në anglisht: From your loving friends in Tirana). Ky ka qenë mesazhi i shkruar në një prej kurorave me lule në varrin e polakut Andrzje Izdebski, tregtarit të armëve me njohje shumë të rëndësishme në Tiranë.Në foton e siguruar ekskluzivisht nga Shqiptarja.com duket kurora me lule me mesazhin në anglisht. Kujtojmë se polaku kishte shumë miq në Shqipëri. Ai kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit  me emrin UNIMESKO me ortakë  edhe dy shqiptarë.Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë Shqiptarja.com që e ka zbuluar këtë skandal përmes një investigimi.

Vdiq në Tiranë/ Bashkë me gruan e ish-kreut të SHIU-t, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. "Kryespiuni" i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

Vdekja e trafikantit polak të armëve, gruaja: Ankohej për dhimbje zemre! Autoritet shqiptare: Për shkaqe natyrale

1658843813_1658843129smiercandrzejizdebskilukaszszumowski.jpg

Varrimi i Andrzje Izdebski, 71-vjeçarit nga Polonia, tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë, u bë në Poloni më 15 korrik. Gruaja e tij Ewa (69 vjeçe) tha se ai dy ditë para vdekjes u ankua për dhimbje.“Kemi 1 vit e gjysmë që nuk jemi parë, por kemi folur në telefon. Hera e fundit ishte e shtuna para vdekjes së tij. Ai nuk u ankua për asgjë, vetëm tha se i dhembte zemra së fundmi”, ka thënë gruaja.Policia shqiptare pati njoftuar vdekjen e polakut përmes një njoftimi.“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”, njoftonte policia.Ndërkohë që Report Tv mëson se atij i janë bërë ekzaminimet dhe konkluzioni ka qenë vdekje natyrale.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË