Varret boshë në Kompleksin e Mejës, familjarët rrëfejnë tmerrin e masakrës

Kujtimet e familjarëve për ditën e trishtë të 27 prillit janë të freskëta. Vendi ku u masakruan mbi 370 burra e djem, është dëshmia më e fuqishme e krimit të Serbisë. Për disa prej tyre kanë mbetur boshë varret e vijëzuara, me shpresën se ndonjëherë do të mund të gjenden trupat e tyre. Mallin po e largojnë vetëm me fotografitë e tyre në varr. Mes lotëve e kujtimeve të trishta që kanë për ta, sot familjarë të të rënëve në Mejë të Gjakovës kanë kujtuar të afërmit e tyre.

Shaqir Beqajn nga fshati Rracaj e ka goditur rënd lufta e fundit. Ai ka katër vëllezërit, tre djem të vëllezërve dhe shtatë kushërinj të masakruar.

Qëndron pranë varrit të vëllaut dhe shikon hapësirën boshë të djalit për të cilin nuk dihet gjë, as pas dy dekadave.

Beqaj: E rëndë shumë, e sheh vendin thatë

“E rëndë është, e sheh vendin thatë këtu te baba afër. Por po duhet me u pajtua me fatib. Inshallah Zoti na ndihmon të gjithëve dhe e bën mirë. E inshallah këta të tonët i hapin sytë”, thotë ai mes lotëve.

Ai tash e sa vjet po kërkon drejtësi për 13 anëtarët e familjes që i janë vrarë. Por, kjo po mbetet vetëm një kërkesë e tij dhe shumë familjarëve të fshatit Mejë.

Beqaj: Këta si në gjumë janë duke punuar

“Po bëjë seri prej këtyre të tonëve, se prej Serbisë nuk kemi pasur kurrë të mira. E, këta si në gjumë duke punuar. E gjithë kjo masakër që është bërë në këtë vend, mos me dënua asnjërin prej tyre. E kur të shkojnë në mbledhje i fusin ‘veshtë në lesh’. Mos me fol një fjalë e as mos me shkua të përgatitur, me u dënua populli jonë e ata me qenë të lirë”, shprehet Beqaj.

Ulësen e ka marrë me vete, për të qëndruar për disa orë pranë varrit të djalit të saj. Atë nuk e pa që nga mosha 27 vjeçare, e moshuara Azize Gaxherri po jeton me mallin për të.

Gaxherri: E ka lënë nënën gjallë

“Në Mejë na i kanë ndal, sikur të gjithë. Veç inshallah e bën Zoti mirë… 27 vjet, e ka lënë nusen, pa fëmijë. Çka me bë tash, nënën gjallë. Inshallah bëhet mirë. Se për këtë Kosovë janë shkua… Vallahi pak, pak kanë bërë shumë, se veç janë ka shikojnë për gjepa të vet… nuk ka ma zor për neve”, tregon ajo për KosovaPress.

80 vjeçarit, Osman Xhemajli lufta ia mori dy djemtë, babën, tre vëllezërit dhe gjashtë nipa. Tregon se si ishte njoftuar se kishin gjetur eshtrat e trupave të djemve të tij.

Xhemajli: Më kanë thënë të ka dalë djali në mal, a po don me pa?

“Shoqata “27 prilli”, më kanë bërë zë edhe më kanë thënë të ka dalë djali në mal. Pas 8 vjetësh ka dalë i dyti. Kam qenë në Prishtinë edhe më kanë thirr, e kemi gjet a donë me i pa, nuk është bash komplet trupi. Ju thash nuk dua me këqyr, çka me këqyr. Shumë zor është, po çka me bë…. Qeveria s’është e interesuar për ato sene, është e interesuar për karrige. Ata e kanë të parën dorë, se për popullin e Kosovës nuk janë të interesuar asnjë grimë”, shprehet me shumë zhgënjim ai.

Lanë Bardhecaj kishte parë tmerrin me sy. Të gjithë këto i kishte dëshmuar edhe për EULEX-in, por që 22 vjet pas kësaj masakre, nuk ka drejtësi.

Bardhecaj: I kam pa krejt me sy

“Masakra ka qenë e hatashme, se unë vet i kam rën me këmbë kësajde. Me 40 anëtarë të familjes, çka kanë dit ata të bëjnë, veç Zoti lartë. Unë jam ai që i kam pa krejt me sy të mi. Qysh i kanë marrë, qysh kanë marrë fëmijët e vegjël, qe ku e kam çikën, prej dorës ia kanë marrë nënës të vet ia kanë gjuajt në tokë. Babën ja kanë ndal, fëmijën e kanë lëshuar. Shenjë të tyre vetëm këtë fëmijë e kemi. Se nuk e kanë lënë dikën. Masakra ka qenë e hatashme, veç Zoti bëftë rahmet”, rrëfen ai.

Ai shprehet i zhgënjyer me institucionet për gjendjen e kompleksit në Mejë.

Bardhecaj: Gjaku i tyre mundet me na nen

“Me mbet kështu është gjynah. Gjaku i tyre mundet me na nem. Veç kthehu edhe lëshoja sytë, i kanë vendos do hekura që 22 vjet po bëhen pa u punua kurgjo hiç. Asnjë send nuk është punua këtu. Prej fillimit deri në mbarim, jemi të zhgënjyer për së tepërti”, shton Bardhecaj.

Kosova ende nuk din për fatin e më shumë se 1 mijë e 600 personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Sh.Pajaziti

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË