Ulqini gati për sezonin e verës, premton zbritje për kosovarët

Qiell e det janë bërë pasqyrë për njëra-tjetrën. Shkëmbinjtë, pisha e detaje tjera, në dekore për natyrën. Gjithçka është kthyer në të kristaltë, qartë duket gjithçka e bukur e këtij vendi. Mbi plazhin e vogël, po shtrihen pisha të mëdha qindvjeçare. Aroma e ujit të kristaltë të Adriatikut dhe Pyllit të Pishave, bashkë po kryejnë funksion të jashtëzakonshëm për organizmin. Me agimin e diellit, ky vend po kthehet në shëtitore për turistët.

Në kodrinën mbi plazh, temperaturat gjatë sezonit të verës janë gjithmonë 10 më pak. Ndërsa, shumë janë të mirat për shëndetin.

“Pylli i pishave dihet se është një shëtitore, apo një pikë ku të gjithë turistët dhe njerëzit kanë interesim, sepse është shumë e shëndetshme. Duke marrë parasysh se edhe tradicionalisht edhe librat që shkruajnë për Pyllin e Pishave thonë që sidomos gjatë verës në kohën e mëngjesit apo në kohën e mbrëmjes, është e shëndetshme për fëmijët dhe të rriturit që kanë bronhit apo edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me mushkëritë”, tregon ai.

Për të investuar u lejuan, por secila nga pishat është ruajtur mirë.

Pak kilometra nga qyteti i Ulqinit, gjendet edhe gjiri i mbyllur i mbuluar me mbi 90 mijë ullinj pranë rrethinës së Valdanosit. Ullishta e vjetër përbëhet nga ullinj të vajit. Qetësia absolute mbulon vendin, e peisazhi në muzg, krijon kurorë për çdo pemë. Të rrallë, por të vjetër. Mirë ruhet edhe shtati i pemës i cili ka më shumë se dhjetë shekuj jetë.

Fatmir Sadiku, prodhues i vajit të ullirit

“Ne kemi ullinj prej 1000 deri në 2000 vjet të moçëm. Në botën moderne kur i thua se është ullinj prej trungut 2000 vjeçare, kushton shishja prej 100 deri në 1000 euro. Kurse ata kanë vendos me na i mat cilësinë, na kanë dal prej 1000 deri në 2000 vjet të moçëm ullinjtë”, thekson Sadiku.

Nga lart pemët e pishave e rrethojnë plazhin, ndërsa poshtë është shpella gjysmë e zbuluar. E rrethuar kështu, po ruan edhe intimitetin e grave në këtë plazh. Që me arsyeje quhet edhe plazhi nudist. E bukur për t’u parë, por e ndaluar për kujtim nga shkrepja e ndonjë fotografie.

Përmbajtja e lartë e sulfurit, besohet se është shërues për gratë që kanë probleme për të ngel shtatzënë. Madje, kjo bazohet në rezultatet e shumta që ka pasur ndër vite.

Zana Sarvan, menaxhere për brendim në Organizatën Turistike në Ulqin

“Plazh karakteristik për burimin e ujit të sulfurit. Uji i cili ka veti shëruese dhe pse është plazhi i grave? Sepse është treguar edhe fakte që të gjitha zonjat të cilat kanë probleme të ndryshme në aspektin e lindjes, vijnë rreziten dhe lahen në ujin sulfurik dhe kemi rezultate pozitive. Dhe është ekskluzivitet i zonjave, është plazh nudistik i zonjave”, shprehet ajo.

Kamerat lejohen vetëm atëherë kur plazhi të jetë i mbyllur.

Përveç për gratë, besohet se është shërues edhe për të tjerë me sëmundje të lëkurës. Në orët e hershme të mëngjesit apo të vona të mbrëmjes, këtu mund të vijnë edhe burrat.

Ajo çfarë shihet, nuk lë vend për imagjinatë. Bukuritë e të gjithave në detaje, më shumë shijohen në lundrimin me anije.

Të mahnitur nga bukuritë e këtij qyteti, shumë artistë kanë gjetur edhe inspirimin për vepra artistike, shumë herë edhe i është kënduar këtij vendi. Derisa dallgët përqafojnë kalanë, ajo me besnikëri po ruan edhe sekretet e këtij vendi.

Bukurinë që natyra ia ka dhënë Ulqinit, përpos detit, ia shton edhe kalaja e vjetër mbi dy mijë e 500 vjeçare. Është kalitur mbi shkëmb, e vendi magjepsës po mbahet pothuajse në pëllëmbë të dorës.

Bukuritë malore dhe detare të Shqipërisë e Malit të Zi do të marketohen në gjithë vijën shqip-folëse në një platformë të vetme online të quajtur-Trip to Albania.

“Do të jetë i fokusuar në këtë start të tij në vijën bregdetare, duke qenë se jemi në sezonin turistik në atë të bregdetit, sigurisht që vjen kjo si ofertë e parë. Dhe pastaj do të fokusohemi për njerëzit që do të vijnë në bregdet, ne do të shkojmë në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, ku do të bëhemi gati për të hyrë dhe promovuar turizmin malor dhe segmentet të tjera të cilat mund të jenë interesante për t’u parë dhe vizituar”, tregon ai.

Përkundër asaj se çfarë u tha, me qindra kosovarë kaluan kufirin e Malit të Zi vikendin e kaluar, ani pse paguan 15 euro taksë.

Gëzim Hajdinaga, Drejtor i Turizmit në Mal të Zi

“Atë që ka shënuar pika kufitare Muriqanit del që numër shumë i madh i turizmit kanë kaluar për tri ditë. Mbi 8 mijë turistë nga Kosova kanë hyrë në Malin e Zi, kryesisht në Ulqin”, deklaron ai.

Nga kufijtë pritet të largohen edhe kolonat e gjata.

Aleksandër Daboviq, kryetar i Ulqinit

“Ne si Komunë jemi në komunikim permanent me autoritet qeveritare, me ministritë përkatëse dhe ata të pikës kufitare në Muriqan të krijimit të lehtësirave që hyrje-daljet të jenë sa më të shpejta e të shmangen radhët e gjata të panevojshme të automjeteve”, njofton ai.

Për të gjashtin vit radhazi përgatitja e kësaj ane të plazhit po bëhen vetëm për kosovarë. Vjet nuk patën mundësi të vijnë si shkak i pandemisë, por “Cabo Beach” këtë vit, po premton zbritje për ta.

Arti Rexha, pronar i “Cabo Beach”

“Shpresojmë që do të mbërrijmë 70 për qind të vitit 2019. Kemi rreth 500 çadra, 100 VIP-a. Cabo është unikat dhe do të jetë unikat, sivjet shpresojmë se do të punojmë si 2019…. Rënia ishte drastike shkaku i Kosovës, sepse Cabo punon vetëm me Kosovën. Shkaku i Kosovës ne kemi pasur rënie 75 për qind”, shprehet ai.

Taksa nuk është hequr, por kosovarët hoqën maskat për të kaluar vikendin në Ulqin. Me perëndimin e diellit, “Vikendi i kënaqësisë”, mori kuptim me muzikë shqipe.

Arian Henci, organizator

“Është hera e 13-të që Bamboo e organizon në Ulqin, Maj Festin edhe pse nuk është ky Maj Fest, pritet të organizohet me datën 14 dhe 16, por ende nuk është e sigurt. Por, ky organizim është po i 13-ti. Interesimi i njerëzve është shumë i madh edhe besoj që Ulqini si një ndër vendet më të bukura shqiptare, bregdetare meriton me pas këtë vizitë edhe këtë vëmendje”, shprehet Henci.

Vera që shkoi la zbrazëti të madhe në hapësirat e lashta e magjepsëse të Ulqinit. Kosovarëve këtë vit po u urohet mirëseardhje që përveç për të parë me sy, për të përjetuar e shijuar bukuritë e këtij vendi.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË