UJI DHE SIGURIA

Zeqir Veselaj

Jemi me fat që jetojmë në të vetmin planet që ka ujë, pra që ka jetë. Ironikisht, edhe pse uji mbulon 2/3 e sipërfaqes së planetit, mungesa e tij ndihet në shumicën e vendeve të botës. Banka Botërore vlerëson se njerëzit zakonisht kërkojnë 100-200 litra ujë çdo ditë për të përmbushur nevojat themelore jetësore (36.5-73.0m3 ujë për person në vit). Nëse përfshihen këtu edhe përdorimet e tjera të ujit, si bujqësia, industria dhe prodhimi i energjisë, kërkesa totale mesatare vjetore e ujit për person është 1,000 m3. Në rajone të thata ose gjysmë të thata të Afrikës dhe Lindjes së Mesme kanë shumë më pak se kjo sasi e ujit të ëmbël në dispozicion për person. Duke pasur parasysh rritjen e madhe të parashikuar të popullsisë, secila prej këtyre vendeve do të ketë ndjeshëm më pak ujë për person në vitin 2025.

Uji i pijes në dispozicion të njerëzimit është më pak se 1% dhe atë të ndarë jo barabartë: në disa rajone ka mungesa të mëdha, ndërsa në disa të tjera me tepricë. Pabarazia e qasjes në ujë shpesh ka qenë dhe vazhdon të jetë burim konfliktesh mes popujve në histori. Mbi një miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të mjaftueshëm dhe të sigurt. Ky problem ka të ngjarë të rritet, ndërsa popullsia botërore sipas trendeve të tanishme pritet të arrijë në 9 miliardë deri më 2050. Po ashtu, ka të ngjarë që ky problem do të bëhet veçanërisht i rëndë në vendet që ndajnë burimet e ujit të ëmbël me vendet e tjera. Rreth 3/5 e ujit që rrjedh në të gjithë lumenjtë ndahet nga dy ose më shumë vende, në 145 vende anembanë globit. Si rezultat, shumë vende janë të varura nga burime ujore nga jashtë territorit të tyre kombëtar. Pellgu i lumit Nil ndahet nga 11 vende, të gjitha këto me strese ujore të vazhdueshme e që janë të varura reciprokisht nga burimet ujore të lumit.
Në vitin 2002, Kofi Annan tërhoqi vërejtjen se “rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt dhe më shumë se 5 milion njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet e lidhura me ujin (10 herë numri i viktimave në luftëra, mesatarisht, çdo vit). Deri në vitin 2025, rreth 2/3 e popullsisë së botës ka të ngjarë të jetojnë në vende me mungesë të moderuar ose të rëndë të ujit. Konkurrenca e ashpër mbi burimet ujore përbën “farën” e konflikteve”.
Shumica e vendeve të botës ndajnë mes vete resurse ujore: qoftë lumenj që kalojnë prej një shteti në tjetrën, qoftë liqene dhe dete. Jo të rralla në botë kanë qenë luftërat që kanë filluar për burime ujore. Të shumta janë konfliktet e hapura edhe sot. Që nga shekulli XIX e deri sot këto konflikte janë duke u rritur progresivisht e në përmasa dramatike. Shikuar kronologjikisht, gjatë periudhës 1900-1960 në botë ishin 22 konflikte për ujin, gjatë periudhës 1960-1990 ishin 38 dhe prej 1990 e këtej janë 83 konflikte ujore mes shteteve. 
Kriza për ujë mbetet e vendosur në mes të një grupi rreziqesh të tjera globale që vlerësohen se kanë një gjasë shumë të lartë të ndodhin dhe një ndikim shumë të lartë (krahas armëve të shkatërrimit në masë, ngjarjeve ekstreme të motit, katastrofave natyrore, dështimi i adaptimit dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemit etj.). Global Risk Report i Forumit Ekonomik Botëror (2019) për tetë vjet rresht ka renditur krizat e ujit në top 5 rreziqet për sa i përket ndikimit dhe në top 10 rreziqet sipas mundësisë së ndodhjes. 
Në të njëjtën kohë, ndryshimi i klimës po e përkeqëson problemin edhe më tej, pasi zonat e pasura me ujë po lagen gjithnjë e më shumë, ndërsa zonat e thata po bëhen edhe më të thata. Raporti i fundit nga International Panel on Climate Changes (IPCC) parashikon se “nëse emetimet vazhdojnë në trajektoren e tyre aktuale dhe temperaturat globale rriten mbi 1.5°C, mbi 200 milionë e më tepër njerëz do të ekspozohen ndaj mungesës së ujit, përmbytjeve dhe thatësirave më ekstreme”. Kombet që janë më së paku përgjegjëse për problemin e ndryshimeve klimatike (vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim), do t’i bartin  pasojat më të rënda. 
Konfliktet për ujë janë të shpeshta nëpër botë përfshirë atë në Siri, ku sipas raportit të lartcekur ka qenë “faktor i fshehtë” i luftës. Tragjedia në Siri ka përvijuar disa nga mënyrat se si uji mund të përdoret si katalizator, por edhe si armë e luftës. Thatësira rekorde që filloi në vitin 2007, duke shkaktuar dështimin e të korrave, shtyu familjet bujqësore rurale drejt qyteteteve siriane. Kjo përkoi me një fluks refugjatësh nga vendet përreth, papunësi të lartë urbane, reagim të dobët të qeverisë dhe faktorë të tjerë të jashtëm për të kulmuar me një luftë të përgjakshme civile.
Historikisht, tensionet për ujin midis shteteve kanë “shtyrë” drejt marrëveshjeve të shumta për ndarjen e ujit e që kanë zbutur rrezikun e konflikteve të dhunshme. Më shumë se 680 traktate ndërkombëtare mbi ujin janë nënshkruar që nga viti 1820 deri sot, më shumë se gjysma e të cilave u nënshkruan në gjysmën e shekullit të kaluar. Nënshkrimi i kaq shumë traktateve është vetëm një indikacion që komuniteti ndërkombëtar e sheh ujin si burim dhe rrezik potencial, prandaj synon arritjen e marrëveshjeve para se konfliktet të ndodhin. 

Kosova, uji dhe siguria 
Republika e Kosovës ka resurse të kufizuara ujore fal pozicionit gjeografik, relievit dhe kushteve klimatike. Bazuar në trendet e tanishme, në të ardhmen uji mund të jetë faktorë kufizues për zhvillim ekonomik dhe social të vendit. Dokumentat strategjike, vlerësojnë se Kosova ka në dispozicion 1,600 m3 ujë/vit për kokë banori: që nga shpenzimi ditor e deri te uji i nevojshëm për prodhimtari ekonomike (Water footprint). Një e dhënë kontradiktore kjo me atë të dokumentave ndërkombëtare. Kështu Water Risk Atlas pjesën lindore dhe veri-lindore të Kosovë, e vendos në hartën e saj me “rrezik të lartë të stresit ujor”, ndërsa pjesën përendimore me rrezik mesatar. Stresi ujor ndodh kur kërkesa për ujë e tejkalon sasinë e disponueshme gjatë një periudhe të caktuar ose kur cilësia e dobët e kufizon përdorimin e tij.
Shpërndarja e konsumit të ujit sipas sektorëve tregon se më së shumti shpenzohet për konsum për pije e nevoja publike (51%), për ujitje (41%) dhe vetëm 8% aktualisht shkon në industri (kryesisht për nevojat e industrisë energjetike). Shpenzimi i ujit në industri është indikatorë i shkallës së zhvillimit ekonomik të një shtetit (Gjermani p.sh. 86% të ujit e konsumon për industri). Me çfarëdo zhvillimi të kapaciteteve industriale në të ardhmen, duhet marrje të resurseve ujore për pije ose për ujitje. Kjo bie ndesh edhe me progresionin e rritjes së numrit të popullsisë së Kosovës me +6% deri kah mesi i shekullit 21.   
Raportit “US and Water Security” të Council on Foreign Affairs (2017), tregon se uji është bërë faktor i sigurisë kombëtare për shumë shtete. E si të mos jetë faktor i tillë për vendet që jetojnë në apo buzë stresit ujor si Kosova. Me ndryshimet klimatike aktule, pritet një ulje prej 20% e sasisë së reshjeve, përderisa temperatura globale është duke u rritur. Pra, do të ballafaqohemi me anomalinë e të pasurit më pak ujë, në kohën kur po bëhet gjithnjë e më nxehtë si pasojë e ngrohjes globale. Sipas definicionit të OKB-së, siguria ujore paraqet “kapacitetin e një popullate për të siguruar qasjen e qëndrueshme në sasi të përshtatshme të ujit, me cilësi të pranueshme dhe për të mbajtur jetesën, mirëqenien njerëzore dhe zhvillimin socio-ekonomik, për të siguruar mbrojtje nga ndotja e ujit dhe fatkeqësitë e lidhura me ujin, dhe për ruajtjen ekosistemet në një klimë paqeje dhe stabiliteti politik”. Kjo siguri është e lidhur me pesë shtylla thelbësore si: shëndeti, amvisnitë shtëpiake, ekonomia prodhuese, ekosistemet dhe katastrofat natyrore.
Rrjeti i lumenjve i Kosovës për “fatin” tonë buron brenda territorit të Kosovë, por lëshonë atë duke e çuar ujin në drejtim të tri deteve të ndryshme. I vetmi lum që buron jashtë dhe hyn në territorin e Kosovës është Ibri, uji i të cilit me digë formon Liqenin e Ujmanit, një nga pikat vitale si akumulim artificial ujor. Diga e lartë 107m dhe e gjerë në bazë 460 m, llogaritet ndër më të lartat në Evropë e ndërtuar me material natyror. Pas ndërtimit të saj, u krijua liqeni me sipërfaqe ujëmbledhëse prej 11.9 km2. Nga 559 milionë m3 ujë në të gjithë akumulimet artificiale të Kosovës, 370 milion apo rreth 2/3 gjenden në Liqenin e Ujmanit. Përveç furnizimit më ujë, nga 45 MgW/h energji me bazë hidrike, 35 apo rreth 78% gjenerohen nga Ujmani, që pas KEK-ut del të jetë gjeneruesi i dytë i energjisë elektrike në vend. 
Liqej ndërkufitar dhe ujërrjedha që ndahen mes shteteve, siç u cek më lart, ka plot dhe në të shumtën e rasteve ato menaxhohen pa probleme e konflikte, bazuar në konventat ndërkombëtare, direktivat evropiane dhe marrëveshjet bilaterale e multilaterale. Nuk kanë problem Mali i Zi me Shqipërinë në Liqenin e Shkodrës, as Shqipëria me Maqedoninë në Liqenin e Ohrit. Të mos harrojmë se vetë SHBA një pjesë të gjatë të kufirit me Meksikën e ndajnë me lumin Rio Grande, të cilin kam pasur rastin ta vizitoj më 2010. Dhe, nuk është i lehtë menaxhimi i atij ujë të pakët në një zonë semiaride për nga thatësia dhe me një shtet që jo gjithmonë marrëdhëniet janë të lehta. Me Ujmanin problemi qëndron ndryshe, jo vetëm pse ai është një akumulim artificial. Duke qenë në kufi me Serbinë, edhe pse me rreth 80% të shtrirjes në territorin tonë, liqeni paraqet pikë potenciale konflikti. Pa ujin e Ujmanit gjysma e Kosovës nuk ka siguri në ujë. Uji është vetë jeta. Studimi i fizibilitetit i propozuar nga Qeveria e SHBA-së nuk mund të ketë rezultat tjetër përveçse të përcaktojë se uji i takon atij që ia ka fal natyra. Ky liqen është krijuar për t’u shfrytëzuar nga kosovarët, pavarësisht se në rrethana historike e administrative krejt të tjera nga sot. Me shtete fqinje bisedohet vetëm për menaxhimin e integruar dhe ruajtjen e parametrave ekologjike të ekosistemit ujor ndërkufitar. Serbinë na ka rënë ta kemi fqinj dhe ta ndajmë mes vete kufirin mu në ujin e liqenit. 
Si përfundim, paqja nuk është vetëm mungesa e konfliktit. Është gjithashtu aftësia për të trajtuar konfliktin e mundshëm me mjete paqësore, përfshirë strategjitë efektive të zvogëlimit të rrezikut për mungesën e ujit për njerëzit që ndajnë nevoja për burime të përbashkëta të ujit. Përderisa resurset tjera i shërbejnë përmirësimit të jetës e mirëqenies, pa ujin nuk ka siguri për jetë. 
Ndërsa, për ne si qytetarë e konsumues të përditshëm vlejnë dy fjalë të thjeshta e të qarta: “kurse dhe mbroj”. Pra, kursejeni ujin nga shpenzimi pa nevojë dhe keqpërdorimi sikurse ta keni të matur me litra brenda ditës. Mbrojeni nga ndotja sikurse do ta përdorni sërish. Dhe, jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Ujit si sot, po çdo ditë të jetës sonë. 

Dr. Zeqir Veselaj, 
Ligjërues i Edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës   

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË