U përdhunua nga nipi 17-vjeçar/ Dëshmia e plotë e 71-vjeçares: Më ra të fikët tre herë!

Janë zbardhur detaje të tmerrshme nga ngjarja tronditëse në Serbi, ku një i mitur dyshohet se ka përdhunuar gjyshen e tij.

Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, ndërsa i mituri akuzohet se ka kërcënuar, përdhunuar dhe rrahur 71-vjeçaren.

Pas marrjes në pyetje të të dyshuarit, gjyqtari i seksionit për të miturit në Gjykatën e Lartë në Pançevë ka urdhëruar ndalimin e tij për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që tregojnë se ai mund të ndërhynte në procedurë duke ndikuar mbi dëshmitarin.

17-vjeçari përballet me mundësinë e 10 viteve burg, ndërkohë që mediat serbe raportojnë se i mituri ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e kryerjes së krimit.

Dëshmia e plotë gjyshes:

Isha duke fjetur dhe ai hyri në dhomë rreth orës 2 pas mesnate. Ai erdhi tek unë dhe më vuri një jastëk në fytyrë.

U përpoqa të mbrohesha, por ai më rrahu. Goditi fytyrën, trupin, duart. Fytyra më ishte gërvishtur. E pyeta se kush ishte, ai heshti dhe e dija që ishte nipi im. Ndjeva erën e keqe dhe erën e fortë të tij, sepse punonte në arë dhe në hambar. I ndjeva duart e tij. E kuptova që ishte ai.

Kur mbaroi më tha: “Mos lëviz! Do të dal nga shtëpia dhe mos lëviz derisa të më dëgjosh që po godas grilat.

Ai doli nga shtëpia dhe shpejt dëgjova trokitje në grila. Mezi u ngrita dhe shkova në kuzhinë për të marrë ujë dhe sheqer që të mblidhja veten. Pas pak minutash, nipi hyri i qetë në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe më pyeti se çfarë po bëja dhe përse isha zgjuar e nuk po flija”, tha 71-vjeçarja.

Ajo tha se nipi u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Më pa dhe më pyeti: “Pse e ke fytyrën të mavijosur?” Ai dukej që ishte i dehur dhe unë e dija shumë mirë që ishte pikërisht ai që më kishte përdhunuar. Në atë moment nuk fola sepse mendova që mund edhe të më vriste. Nipi shkoi të flinte ndërsa unë mbeta në kuzhinë. Kisha dhimbje në të gjithë trupin dhe nuk mund të lëvizja krahun dhe kokën.

I telefonova sime bije, por ajo nuk mu përgjigj. Vajza ma ktheu telefonatën vetëm në orën 5:30 të mëngjesit kur edhe i tregova ngjarjen.

Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka ardhur për 18 minuta dhe ai është arrestuar edhe pse tentoi të arratisej”, tha ajo.

71-vjeçarja ka treguar se gjatë përdhunimit i ka rënë tre herë të fikët.

“Teksa më përdhunonte, më ra të fikët tre herë. U përpoqa të qëndroja e vetëdijshme edhe pse kisha dëshirë që të vdisja në ato momente.

Imagjinoni të përdhunoheni nga nipi juaj. Më mirë të kisha vdekur sesa të jetojë një përdhunim nga nipi im! Nuk me duhet më jeta. Më mirë do ishte të kisha një atak në zemër. Mund të më rrihte, por jo edhe të më përdhunonte. Policia më mori pizhamet, më mori të gjitha rrobat. Shkova edhe te gjinekologu, më bënë analizat, të gjitha për të vërtetuar se këtë ma bëri nipi. E gjora unë. Dua të shes shtëpinë dhe të zhdukem nga turpi”, tha ajo.

Mediat serbe raportojnë se gjyshja po kujdesej për nipin, pasi djali i saj kishte ndërruar jetë në tetor, ndërsa e ëma e djalit e ka braktisur dhe është rimartuar.

“Më ka vdekur djali në tetor dhe unë nuk e kam marrë veten nga ajo tragjedi, por kjo që më ndodhi ishte shumë më shumë se ajo dhimbje. Kur mbyll sytë, në vend që të shoh dhe ëndërroj djalin tim, shoh nipin duke më përdhunuar “, tha 71-vjeçarja.

Megjithatë gjyshja ka hedhur dyshime se nipi i saj mund të ketë qenë edhe i droguar në momentin e ngjarjes, pasi adoleshenti 17-vjeçar punonte në fushë, ku dyshohet se mund të ketë konsumuar edhe fara kërpi, një bimë e cila njihet për vetitë e saj “dehëse”.

“Ai pinte, dhe shpesh vinte era alkool, por siç e morëm vesh më vonë, ekziston edhe mundësia që të jetë droguar. Në fakt, ai punonte me kërp gjithë ditën. Besoj se gjatë gjithë ditës ka kafshuar farat e kërpit, gjë që e ka trullosur, pastaj në mbrëmje është dehur dhe më ka sulmuar”, tha gjyshja.

Ndërkohë, edhe fqinjët janë deklaruar në lidhje me ngjarjen.

“Një njeri normal nuk mund të bëjë diçka të tillë. Si ka mundësi që një njeri normal të sulmojë atë që e ka rritur kur ka qenë vetëm një foshnje?”, thonë fqinjët.

Vendasit deklarojnë se i mituri i arrestuar ka qenë edhe më parë problematik dhe agresiv ndaj gjyshes së tij, nënës së babait të tij të ndjerë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË