TURQIA DREJT NJË REPUBLIKE ISLAMIKE

Turqia është vetëm një rast I shteteve, nga të cilat për shkak të ambiguitetit mes ‘shtetit’ dhe ‘fesë’, ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Listes mund t’i shtohen edhe shumë vende të lindjes, (duke mos përfshirë këtu vendet e njohura si Republika Islamike, pasi aty përgjigja është e qartë). Në anën tjetër, më shumë për nga mënyra por jo nga lloji, është Rusia si dhe Serbia –si shtete ku pushteti  vazhdimisht ka qenë I lidhur ngushtë, apo thënë më mirë, i ndikuar nga Kisha.

Shkruan: Ismet Hajrullahu

E shtuna që lamë pas, ndonëse për disa është  ditë pushimi, për Presidentin e Turqise ishte një ditë e ‘zellshme’ pune. Pas nje dekreti presidencial, me të cilin shefi i shtetit terhoqi Turqinë nga zbatimi i Konventes së Keshillit te Evropes për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur ndryshe si Konventa e Stambolit, gratë në Turqi u zgjuan edhe më të pasigurta se që do mund te kishin qenë një ditë më parë.. Tërheqja e Turqisë nga kjo konventë, përbënë edhe një hap pas në drejtim të garantimit të të drejtave të njeriut, e me konkretisht të të drejtave grave, dhe sa i përket angazhimit të shtuar të institucioneve, kundër dhunës në familje, asaj me baza gjinore, si dhe femicidit.  Ndërkaq, veprime të tilla nxisin pakënaqësi dhe mungese të besimit nga ana e qytetarëve tek institucionet shteterore, duke thelluar ndasitë, duke promovuar superioritetin e burrave ndaj grave, dhe duke arsyetuar dhunën dhe vrasjen e grave me qëllim të ruajtjes së nderit dhe familjes.

Edhe pse anulimi i ratifikimit të Konventes nuk u percoll me ndonjë arsyetim zyrtar, për ne të tjerët, arsyet janë të nënkuptuara por edhe shumë të qarta –e kjo nisur nga konteksti (gjeo)politik, social, ekonomik në të cilen gjendet Turqia e ditëve të sotme.

Pasi fati i një shteti apo nje populli lidhet ngushte me vizionin dhe orientimin e lidereve politikë të tij, ne rastin e Turqisë, nuk mund të thuhet që e ardhmja e saj ka qenë vështirë e parashikueshme. Reçep Tayip Erdogan, si figurë qendrore në Turqi, per tashme disa dekada, është njohur që nga fillet e tij në politikë, si një politikan konservator, e me konkretisht me orientim islamik.  Ndonëse, partisë me të cilën Erdogan pati garuar e fituar zgjedhjet për të parin e Stambollit, Refah Partesi (Partia e Mireqenies), iu pati ndaluar aktiviteti politik në fundin e viteve 90-ta, Erdogan edhe më tej ka qëndruar fort dhe zëshëm  në bindjet e tij, duke tentruar vazhdimisht të dyzojë politikën me religjionin.

Rrjedhimisht, tërheqja nga Konventa e Stambollit, padyshim vjen natyrshëm, edhe si rezultat i lobimit nga ana e grupeve konservatore religjioze në Turqi, të cilat siç edhe është raportuar nga shumë medie botërore, pretendojne që ky traktat i cili ka për synim të mbroje gratë nga dhuna, e të dënojë burrat për ushtrimin e asaj dhune, ka promovuar ‘anti-vlera’, duke promovuar kështu të drejtat e pjestarëve të komunitetit LGBTIQ dhe njëherësh duke degraduar familjen dhe nxitur divorcin. Mirëpo, ndërkohë, paradoksi qëndron në faktin se vetë Turqia, ishte shteti i parë që ratifikoi këtë Konventë.

Sidoqoftë, veprimi I fundit I Erdoganit, I cili u përcoll edhe me shumë kritika dhe thirrje për anulim të vendimit për tërheqje nga Konventa nga shumica e shteteve perendimore, përfshirë këtu edhe nga administrata e re e Presidentit të SHBA-ve, ndër të tjera vë në pikëpyetje jo vetëm laicitetin e institucioneve shtetërore turke, por njëherësh edhe dëmton marrëdhëniet me organizata të rëndësishme ndërkombëtare, sic janë Këshilli i Evropës, apo edhe Bashkimi Evropian. Duhet theksuar se tërheqja nga zotimi për të mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet, vjen në një kohë kur rastet e femicidit në Turqi, janë përshkallëzuar në mënyrë alarmante, duke kapur numra treshifrorë. Prandaj, nuk do mend, që antarësimi i Turqisë në BE, për të cilin ka aplikuar që nga viti 1987, pra që më shumë se tre dekada, do vështirësohet edhe më, kur kemi parasysh edhe stagnimin e negociatave për antarësim që nga viti 2016 –stagnim i cili erdhi po prap, si pasojë e konstatimeve të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mungesës së sundimit të ligjit, pas tentimit për grusht shtet.

Kur shihet dhe analizohet në mënyrë kronologjike, zanafilla e problemeve të shtetit turk me të drejtat e njeriut, sikur qartësohet. Në pah del një problem, sa I thjeshtë po aq edhe kompleks. E ai është laiciteti. Nëse lexohet Kushtetuta e Republikës së Turqisë, vihet re një fakt interesant, laiciteti si term përmendet plot dhjetë herë. Sa për krahasim, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës laiciteti përmendet vetëm një herë, e atë në pjesën e dispozitave themelore).  Por mos të ngatërrohemi, kjo nuk do të thotë që shteti I Turqisë është më laik se ai I Kosovës. 

Në fakt, insistimi apo vënja e theksit kaq shumë në një parim sic është sekularizmi, në kuadër të aktit më të lartë politiko-juridik të Turqisë, nuk ndodh edhe pa qëllim –nuk është një ‘gabim frojdian’, pasi  është e ditur që asnje akt juridik nuk përmbanë fjalë të paqëllimshme, e aq më pak kushtetutat.  Por cfarë qëndron pas përdorimit kaq të shpeshtë të parimit të laicitietit, është ‘frika’ nga shndrrimi në të kundërtën, dhe kthimin shumë kohë prapa në histori. E tani, kur shohim veprimet e institucioneve turke, logjikisht shtrohet pyetja, a është kthyer Tuqia e ditëve tona në të kaluarën e saj, pasi shume elemente mund të perjetohen si një déjà vu kolektive, duke ndrruar vetëm formë, por jo përmbajtje.

Ndonëse shpesh nuk I kushtohet vemendja e duhur, në fakt laiciteti përbënë një hallkë të rëndësishme në ruajtjen e balansit mes pushtetit dhe të drejtave të njeriut. Turqia është vetëm një rast I shteteve, nga të cilat për shkak të ambiguitetit mes ‘shtetit’ dhe ‘fesë’, ka shkelje të të drejtave të njeriut. Listes mund t’i shtohen edhe shumë vende të lindjes, (duke mos përfshirë këtu vendet e njohura si Republika Islamike, pasi aty përgjigja është e qartë). Në anën tjetër, më shumë për nga mënyra por jo nga lloji, është Rusia si dhe Serbia –si shtete ku pushteti  vazhdimisht ka qenë I lidhur ngushtë, apo thënë më mirë, i ndikuar nga kishat e tyre ortodokse autoqefale, e që ndryshe kanë pasur dhe kanë probleme të theksuara në drejtim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ndërkaq, një element, ndonëse jo për tu befasuar, është që Turqia e udhëhequr nga Presidenti Erdogan, e ka intensifikuar bashkëpunimin e saj me këto shtete. Dikush mund t’i quajë arsyet puro ekonomike, por dikush shumë më shumë se aq. 

Se Turqia është në krizë sociale, tashmë nuk është as sekret publik.  E po aq sekret publik është edhe fakti që dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale, të cilat e kanë nxjerrë Erdoganin bindshëm fitues me mbi 50% të votave, i kanë trasuar rrugën problemeve të brendshme dhe të jashtme me të cilat po ballafaqohet Turqia, duke legjitimuar plotësisht, mirëpo pa kuptuar, vizionin e tij për një Turqi ‘të vjetër’ e jo ‘të re’.  E në raste si këto vlenë fjalimi i fundit para popullit amerikan, i Presidenti Amerikan, Ronald Regan, i cili ndër të tjera pati thënë “shpresoj se edhe një herë ua kemi rikujtuar njerëzve, se njeriu nuk është i lirë nëse qeveria nuk është e kufizuar. Ekziston një shkak dhe pasojë që sa e qartë ,aq edhe është e parashikueshme sa një ligj i fizikës: ndërsa qeveria zgjerohet, liria tkurret”.

Kështu, duke u nisur nga rasti i Turqisë, Kosova mund të nxjerrë shumë mësime, por më të rëndësishmet mbesin tre: të drejtat e njeriut, sekularizmi dhe perendimi. Ndërkohë që ekstremizmi në cdo kontekst është I gabuar, këto tre (dhe vetëm edhe një tjetër) janë përjashtimi i rregullit.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË