Tre mitet  e gabuara mbi krizën globale të energjisë

Nga Fatih Birol “Financial Times

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Ndërsa kriza globale e energjisë po vazhdon të dëmtojë familjet, bizneset dhe ekonomitë në mbarë botën, është e rëndësishme të ndajmë faktet nga trillimet. Këto kohë dëgjoj shpesh 3 narrativa në lidhje me situatën aktuale, të cilat mendoj se janë të gabuara, dhe në disa raste edhe të rrezikshme.

E para është se Moska po e fiton betejën energjitike. Rusia është padyshim një furnizuese e  madhe e energjisë, dhe rritjet e çmimeve të naftës dhe gazit të shkaktuara nga pushtimi i saj në Ukrainë, kanë shkaktuar për momentin një rritje të të ardhurave të saj nga energjia.

Por fitimet e saj afatshkurtra, do të zhbëhen më vonë nga humbja e besimit dhe e tregjeve me të cilat do të përballet Moska për shumë vite në vijim. Ajo po i bën vetes një dëm afatgjatë duke u armiqësuar me BE-në, klienten e saj më të madhe deri tani, dhe një partnere strategjike.

Edhe vendi i Rusisë në sistemin energjetik ndërkombëtar po ndryshon rrënjësisht, dhe jo në avantazhin e saj. Ndërkohë, kjo narrativë shpërfill ndikimet e rëndësishme afatmesme të sanksioneve më të ashpra ndërkombëtare që janë vendosur ndaj sektorin e naftës dhe gaz rus.

Kjo ka të bëjë veçanërisht me aftësinë e Rusisë për të prodhuar naftë dhe gaz. Një pjesë në rritje e prodhimit rus të naftës, parashikohej të vinte nga fushat naftëmbajtëse më komplekse, duke përfshirë në det të hapur, Arktik apo burime të tjera që janë të vështira për t’u shfrytëzuar.

Mungesa e kompanive, teknologjive dhe ofruesve të shërbimeve perëndimore si rezultat i sanksioneve, paraqet rreziqe thelbësore për kapacitetin e vendit për t’i shfrytëzuar këto burime. Rusia po e përdorte gazin natyror të lëngshëm (LNG) si mënyrën kryesore për të diversifikuar eksportet e saj larg një varësie të madhe nga Evropa.

Përpara pushtimit të Ukrainës, qëllimi i deklaruar i Rusisë ishte të eksportonte 120-140 milion ton LNG në vit deri në vitin 2035, duke e 4-fishuar nivelin e saj aktual. Por pa partnerë dhe teknologjinë ndërkombëtare, kjo duket si një perspektivë e largët. Teknologjia e prodhimit të LNG në vend, është e prekur nga vështirësitë dhe vonesat. Planet e zgjerimit të LNG në Rusi janë rikthyer në fokus.

Gabimi i dytë, është se kriza e sotme globale e energjisë, është një krizë e energjisë së pastër. Edhe ky është një pretendim absurd. Unë bisedoj gjatë gjithë kohës me politikë-bërësit në fushën e energjisë, dhe asnjëri prej tyre nuk ankohet se po mbështetet shumë tek energjia e pastër.

Përkundrazi, ata dëshirojnë të kenë më shumë nga kjo lloj energjie. Ata janë të penduar pse nuk lëvizin më shpejt për të ndërtuar impiante diellore dhe ato me erë, për të përmirësuar efikasitetin energjetik të godinave dhe automjeteve, apo për të rritur jetëgjatësinë e centraleve bërthamore.

Më shumë energji me pak karbon që çlirohet në atmosferë do të kishte ndihmuar në zbutjen e krizës, dhe një kalim më i shpejtë nga lëndët djegëse fosile drejt energjisë së pastër, është mënyra më të mirë për të dalë nga ajo. Kur njerëzit fajësojnë gabimisht për krizën e sotme energjetike energjinë e pastër dhe politikat që adresojnë krizën e klimës, ato e largojnë, qëllimisht ose jo, vëmendjen nga fajtorët e vërtetë që janë kriza e furnizimit me gaz dhe Rusia.

Ideja e tretë e gabuar, është se kriza e sotme energjetike, përbën një pengesë e madhe, e cila do të na pengojë të adresojmë problemin e ndryshimeve klimatike. Por unë nuk jam dakord me të. Kriza aktuale, është një kujtesë e fortë e paqëndrueshmërisë së sistemit aktual të energjisë, që dominohet nga lëndët djegëse fosile.

Ne kemi mundësinë që ta bëjmë këtë moment, një pikë kthese historike drejt një sistemi energjitik më të pastër, më të përballueshëm në aspektin financiar dhe më të sigurt. Dhe kjo gjë po ndodh tashmë. BE-ja po i zgjeron objektivat e saj në lidhje me burimet e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë, dhe po përdor burime të rëndësishme financiare për t’i arritur ato nëpërmjet planit të saj REPowerEU.

Qeveria e SHBA-së sapo miratoi Aktin e Reduktimit të Inflacionit, duke i dhënë një nxitje të re një sërë teknologjive të energjisë së pastër, nga makinat elektrike, energjia e erës dhe ajo diellore, deri tek kapja e karbonit dhe hidrogjenit që gjenden në atmosferë.

Akti parashikon 370 miliardë dollarë investime për sigurinë energjitike dhe ndryshimet klimatike, me potencialin e mobilizimit të shumave edhe më të mëdha nga ana e sektorit privat. Përmes planit të saj të transformimit të gjelbër, GX, qeveria japoneze po synon të rifillojë të ndërtojë më shumë centrale bërthamore, dhe të zgjerojë teknologjitë e tjera jetike që kanë emetime të pakta ndotëse në atmosferë.

Kina po vazhdon që të thyejë rekorde në sasinë e burimeve të rinovueshme dhe të automjeteve elektrike që prodhon çdo vit. Dhe India sapo ka hedhur një hap thelbësor drejt krijimit të një tregu të pakësimit të karbonit, dhe rritjes së efikasitetit energjetik të godinave dhe pajisjeve.

Ekonomitë më të mëdha në botë, po përpiqen të ecin më shpejt drejt energjisë së pastër. Dhe për shkak të teknologjive të disponueshme dhe shumë konkurruese të energjisë së pastër, ka arsye të mira për të qenë optimist që edhe të tjerët do ta ndjekin këtë shembull.

Prandaj, mos u besoni që të gjitha narrativave negative në lidhje me krizën energjetike. Është e vërtetë:përpara na presin disa sfida të vështira, sidomos këtë dimër. Por kjo s’do të thotë se po fiton Rusia, apo se përpjekjet për të adresuar ndryshimet klimatike janë të dënuara të dështojnë.

Dhe pas dimrit vjen pranvera. Kriza e çmimeve të naftës e viteve 1970, solli një përparim të madh në përdorimin efikas të energjisë, energjisë bërthamore, diellore dhe të erës. Kriza e sotme mund të ketë një ndikim të ngjashëm, dhe të ndihmojë në përshpejtimin e kalimit drejt një të ardhmeje me një energji më të pastër dhe më të sigurt. /abcnews.al

Shënim:Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË