Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Kryebushat në Shkodër, ku kanë humbur jetën dy turistë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se ata kanë qenë duke udhëtuar me një motor në momentin kur janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, dy turistët kanë gjetur vdekjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.