Tragjedia në Mal të Zi me 10 të vdekur, policia zbardh kronologjinë e ngjarjes

Policia malazeze ka zbardhur kronologjinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje kur Vuk Borilovi? kreu një masakër të paparë ndonjëherë për vendin fqinj.

Policia ka thënë se shërbimi kujdestar i Sektorit të Sigurimit të Cetinjës në orën 15:30 është njoftuar nga disa qytetarë se në qytezën Medovina janë përdorur armë zjarri.

“Gjithashtu, në bazë të veprimeve zbuluese të kryera deri më tani, përfshirë deklaratat, përkatësisht informacionet e grumbulluara, rezulton se rreth orës 15:30 ka pasur një bisedë telefonike me një person tjetër, identitetin e të cilit do ta zbulojmë, ka njoftuar se në shtëpinë e tij ka marrë jetën e familjes që jetonte me të, bashkë me dy fëmijëve të mitur”, sipas policisë..

Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë policët në dispozicion, të cilët kur kanë arritur në afërsi të Medovina kanë dëgjuar të shtëna armësh, britma dhe zhurmë.

“Në të njëjtën kohë, i dyshuari ka përdorur armë zjarri ndaj policëve të cilët për shkak të plotësimit të kushteve ligjore janë kundërpërgjigjur duke përdorur armë zjarri. Më pas policët kanë gjuajtur rreth 20 predha, në drejtim të autorit të krimit të rëndë”, shton policia.

Nga policia theksojnë gjithashtu se gjatë shkëmbimit të zjarrit në këtë ngjarje, një polic ka mbetur i plagosur në pjesën e kokës.

“Nga masat dhe veprimet e deritanishme rezulton se njëra prej predhave të shkrepura nga punonjësit e policisë ka goditur V.B dhe e ka plagosur rëndë. Pas përdorimit të alternuar të armëve të zjarrit nga punonjësit e policisë dhe V.B, nuk ka pasur më përdorim të armëve nga V.B. Këtë e vërteton edhe deklarata e dëshmitarit i cili ka folur në telefon me V.B rreth orës 15:50, pra rreth njëzet minuta pas bisedës së mëparshme telefonike të kryer nga V.B. Ai, telefonoi dhe tha se V.B ka marrë jetën e një numri të madh personash dhe se është i plagosur rëndë dhe se mendon se nuk do të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Nga policia sqarojnë se nuk kanë lëshuar komunikata për media “për arsye objektive”, gjegjësisht derisa nuk janë vërtetuar faktet dhe pasojat e këtij akti të rëndë.

“Gjithashtu besojmë se ishte e vetmja qasje e përgjegjshme, sidomos duke pasur parasysh se publikimi i çdo informacioni të verifikuar mjaftueshëm mund të kishte sjellë pasoja negative.

Gjithashtu, menjëherë pas denoncimit në polici, bënë të mundur bllokimin e një pjese të zonës me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe krijimin e parakushteve për funksionimin e njësisë taktike, procedura e ka filluar angazhimi i njësisë speciale taktike (PTJ) dhe ndërkohë ka ndodhur vdekja e V.B.

Do përcaktohen rrethanat, nëse vdekja ka ardhur si pasojë e plagosjes së rëndë apo gjuajtjes së mëpasme nga një shtetas. Në këtë kuptim, Policia ka të dhëna dhe indikacione të caktuara që janë duke u kontrolluar”, kanë thënë nga policia.

Si ndodhi masakra në Malin e Zi?

Një konflikt për qiranë e banesës shkaktoi 10 viktima dhe 6 të plagosur mbrëmjen e së premtes në Malin e Zi. Për këtë ngjarje të rëndë, qeveria malezeze ka shpallur tre ditë zie. Autori 34-vjeçar, Vuko Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau një fëmijë 11 vjeç. Pas tij vrau edhe vëllain tre vjet më të vogël dhe plagosi nënën e tyre, të identifikuar si Natasha Pajoviç.

Pas ngjarjes telefonoi bashkëshortin e saj Millosh Martinoviç për t’i rrëfyer krimin duke i thënë: “Unë kam vrarë familjen tënde dhe timen”. Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij në qytetin Cetinje, vrau dhe 7 të tjerë.

Pasi përfundoi telefonatën me Martinoviç, me armë gjahu në dorë, hyri në shtëpinë e fqinjëve të tjerë duke vrarë të moshuarit Danijela dhe Dimitrije Dreçun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Dreçun. Më pas vrau dhe djalin e tyre Rajko Dreçun, i cili vrapoi menjëherë drejt shtëpisë kur dëgjoi të shtënat.

Masakra nuk përfundoi këtu. 34-vjeçari vrau edhe fqinjin Milan Mitroviç dhe dajën e tij Goran Gjurishiç dhe më pas, duke zbritur në rrugë, nuk ndali të shtënat dhe qëlloi për vdekje fqinjët Aleksandra dhe Danijela Radunoviç.

Përveç nënës që ishte qiramarrëse në shtëpinë e tij, plagosi edhe katër persona të tjerë dhe policin Ljubisha Maksimoviq. Ndonëse ishte i rrethuar nga policia, autori nuk pranonte të dorëzohej. Sipas mediave malazeze, ndërhyri një prej fqinjëve i cili nga mediat e huaja është identifikuar si Nenad Neno Kalu?erovi? i cili e qëlloi me 5 plumba duke i shkaktuar vdekjen.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË