Trafikantët e shqiptarëve “biznes” me vdekjen e Mbretëreshës: Ofertë për të kaluar në Britani, merrni pjesë në funeral

Emigrantët shqiptarët që kalojnë ilegalisht drejt Anglisë janë rikthyer në qendër të medieve të huaja pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Sipas raportimeve, bandat e kontrabandës së shqiptarëve po përdorin funeralin e Mbretëreshës si një justifikim për të promovuar oferta me zbritje për të kaluar kanalin anglez.

Ata po përdorin mediat sociale si TikTok-u për të bërë marrëveshje me çmim 1,600 £ për person për çdo emigrant që “dëshiron të marrë pjesë në funeralin e kësaj zonje” duke i nxitur ata ta bëjnë këtë përpara funeralit shtetëror të hënën e ardhshme.

Reklamat në platformën e mediave sociale kineze kanë imazhe të Mbretëreshës me një pallto dhe kapelë ngjyrë vjollce, raporton Express.Co.Uk.

Tarifa prej 1600 £ është gjysma e çmimit që është paguar më parë. Çmimet varionin nga 3000 deri në 5000 £ dy muaj më parë.

Kjo ofertë e veçantë duket se u drejtohet shqiptarëve që përbëjnë 60 për qind të ardhjeve gjatë verës.

Bandat kanë ofruar gjithashtu marrëveshje “fëmijë pa pagesë” në një përpjekje për të inkurajuar familjet që të bëjnë kalimin.

Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës së fundit të lidershipit konservator, trafikantët paralajmëruan se migrantët duhej të kalonin përpara se të formohej një Qeveri e re me Liz Truss si kryeministre, e cila do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

Ish-sekretari i Jashtëm është zotuar gjithashtu të mbajë një qëndrim më të fortë me Francën për t’i dhënë fund “tregtisë vdekjeprurëse” të kontrabandistëve të njerëzve.

Reklama e TikTok që promovon kalimet u ngarkua pikërisht kur arkivoli i Mbretëreshës mbërriti në Edinburg të dielën.

Duke shfaqur një imazh të Mbretëreshës gjatë një shëtitjeje, ai inkurajoi emigrantët të përfitonin nga oferta speciale në mënyrë që të merrnin pjesë në funeralin e parë shtetëror që nga viti 1965. /Abcnews.al

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË