Një shtetas i huaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku të dyshuarit pasi që nuk kanë arrit, kanë shtënë me armë një herë lartë dhe janë larguar.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar.