Protestat në Maqedoninë e Veriut kanë vijuar, ku kanë kundërshtuar propozimin francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes.
Protestuesit kanë vendosur pankarta në barrierat ngritura nga forcat e policisë.
“Nëse miratoni propozimin francez, do digjeni në ferr”, shkruhet në njërën prej pankartave.
Në krahasim me një ditë më parë, situata deri më tani paraqitet më e qetë.
Qytetarët i kanë vendosur flakën pankartave përpara Kuvendit.
Journalists at the spot, note that there is a large number of civilian police at the #protest in #Skopje.
— Martin Koloski (@koloski_) July 6, 2022