Të shtënat me armë në drejtim të mishtores Buquku në Pejë…

Peja të dielen u “zgjua” me të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Bill Clinton” te mishtorja Buquku. Për motive ende të panjohura një person po dyshohet se ka gjuajtur disa herë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sinjali ka mësuar për detajet e rastit që u zbuluan nga kamerat e sigurisë.

Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast, në drejtim të dy veprave penale, teksa i dyshuari ende nuk është identifikuar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e kishte planifikuar rastin, por s’dihet nëse kishte cak që t’i gjuante vetëm xhamat e lokalit. Arma që dyshohet se u përdor ishte një AK-47, të cilën Policia ka arritur ta gjejë, por jo edhe ndonjë gjurmë të të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari posa ka shtënë me armë, duke qëlluar xhamat, e më pas një pjesë brenda lokalit, si dhe një veturë, ka arritur të largohet me automjetin e tij. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari fillimisht kishte bërë disa lëvizje përreth lokacionit e më pas ishte zhdukur.

Posa rasti është denoncuar në  Polici, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë një deklaratë nga pronari, teksa janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa veprimet tjera do të merren posa të kapet i dyshuari./Gazeta Sinjali

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË