Të rishikohet Ligji për faljen e borxheve ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike

Nga Skender Berisha

Meqenëse Qeveria vazhdon të subvencionojë dhe ndihmojë qytetarët në formën e ndarjes së mjeteve financiare si ndihmë nga shteti, do të ishte e mirëseardhur edhe për shumë kategori të familjeve në Kosovë rishikimi i ligjit Nr.05/L-045, për faljen e borgjeve publike, duke mundësuar familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar, të i’u falet borgji që u është akumuluar deri në fund të vitit 2021.

Përderisa Qeveria aktuale në Kosovë ka ndjekur politikat sociale të ndarjes së mjeteve buxhetore ndaj kategorive të cilat veçse janë të punësuar, dhe u ka dhënë mbështetje financiare në mënyra të ndryshme, kategorinë që nuk e ka marrë në konsideratë asnjëherë, ka qenë kategoria e të papunëve që jetojnë me prindër pensioner, të cilët shpeshherë janë familje të gjera me fëmijë, që nuk kanë asnjë të ardhur, jetojnë me pensionet e prindërve të moshuar.

Kjo kategori nuk ka përfituar asnjëherë, pasiqë gjatë shpërndarjes së mjeteve financiare kjo kategori është anashkaluar për arsye se jetojnë me kategorinë që financohen nga shteti “prindër pensioner”, dhe nuk u ka takuar ndihma e shtetit.

Tashmë u janë shpërndarë vërejtjet familjeve dhe bizneseve për borgjin e mbledhur ndër vite, ndër ta edhe kësaj kategorie, paralajmërim që së shpejti do të kenë punë me përmbaruesit për borgjin, duke mos marrë për bazë asnjëherë mundësitë e vogla dhe vështirësitë që kanë, e shumë nga t’a edhe me të sëmurë brenda familjeve, gjë që e vështirëson edhe më tej jetën brenda bashkësisë.

Një rishikim i ketij ligji, do t’i hapte rrugën mundësisë së shlyerjes/faljes së borgjit ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike deri më 31.12.2021 duke i’a lehtësuar jetën dhe presionin psikosocial shumë familjeve që u shkaktohet për çdo ditë e më shumë nga pothuajse shtrenjtimit të çdo artikulli jetësor, dhe vështirësisë që kalojnë në përgjithësi. Prandaj, edhe një presion i mbledhjes së borgjit nga shteti për keto familje, nuk do të ishte më shumë përveçse t’i thuhet të gjejnë mënyrën dhe të largohen nga vendi.

Dihet qartë se këto 3-4 vitet e fundit pandemia ka vështirësuar shumë jetën e qytetarëve, në të njëjtën kohë ka pamundësuar kryerjen e obligimeve ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, prandaj, propozime të tilla që do t’a ndihmonin familjen kosovare do të ishin të mirëseardhura.

Qeveria aktuale meqenëse ka patur idetë e shpërndarjes së qindra milionë eurove ndaj kategorive të ndryshme, edhe një ndihmë ndaj kësaj kategorie, dhe shumë familjeve  të tjera që janë në prag të mbijetesës do t’i dëshmonte se ka i parasysh dhe nuk i lë në harresë asnjëherë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË