Pep Guardiola, menaxheri aktual i Manchester Cityt dhe ish-menaxheri i FC Barcelonës, dëshiron që Leo Messi të përfundojë karrierën e tij në klubin e Barçës.
Guardiola dhe Messi kaluan një periudhë të shkëlqyer sa ishin te Barcelona duke fituar shumë tituj dhe Guardiola thotë se argjentinasi nuk do të gjejë askund më mirë se te klubi katalanas.
“Shpresojmë se ai mund ta përfundojë karrierën e tij në Barça. Messi e di se nuk do të gjejë një habitat më të mirë se ai që ka në “Camp Nou”. E vetmja gjë që duhet bërë, është të kthehemi dhe të mendojmë për të kaluarën dhe në këtë aspekt Barcelona është skuadër e veçantë”, tha Guardiola.
Kujtojmë se disa muaj më parë interesimi i mundshëm i Manchester Cityt për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas dukej shumë i fuqishëm.
Pavarësisht kësaj, dëshira e Pep duket se është ta shohë argjentinasin tduke mbyllur karrierën me fanellën e Barçës.