Po çfarë dëmi shkaktoi ndërhyrja e sistemit TIMS?
“Fakti që sistemi është rikthyer dëmi nuk ka qenë aq i madh, ose me qartë TIMS-i duke qenë një sistem më i vogël ka qenë më e thjeshtë për të kontrolluar dhe gjetur se cilat ishin pikat e rrezikut”, thotë Demiri.
“Kam një shqetësim pasi nuk nëse është përdor bllokimi i TIMS-it për qëllime për të futur njerëz ose materiale të cilat mund të përdoren për një sulm të ardhshëm”, shpjegon Zhilla.
Publikimi i pamjeve në aeroportin e Rinasit nga grupi Home Land Justice, sipas eksperteve u përdor si formë presioni ndaj shtetit shqiptar, por ky fakt për ta nuk përbën ndonjë shqetësim.