Spekulimet për ndryshime kufijsh në Ballkan, kërcënim i panevojshëm për stabilitetin

Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Në të, zëdhënësi nënvizon se Uashingtoni vazhdon të punojë me vendet e rajonit dhe partnerët e tij evropianë për të çuar përpara reformat në qeverisje, shtetin ligjor si dhe përpjekjet anti-korrupsion, si dhe për të mbështetur median e pavarur dhe një shoqëri civile energjike që do të forcojnë perspektivat evropiane të rajonit dhe do të avancojnë synimet afat-gjata për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

“Ne jemi të angazhuar të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetet e tyre ekonomike, të arrijnë objektivat klimatike, t’i bëjnë rezistencë manipulimeve energjetike nga Rusia duke zhvilluar një sistem të larmishëm burimesh të energjisë së pastër, si dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne gjithashtu duam të ndihmojmë rajonin drejt begatisë dhe rritjes ekonomike, ndërkohë që mbrohet infrastruktura dhe industritë e tij nga praktikat kebërëse të Kinës,” thuhet në deklaratë.

Deklarata ndalet edhe tek partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në hapësirë me vendet e rajonit, “përfshirë me anëtaret më të reja të NATO-s, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”. Zëdhënësi thekson më tej synimet e Shteteve të Bashkuara për ta thelluar këtë bashkëpunim përmes stërvitjeve, manovrave ushtarake, misioneve të përbashkëta ddhe prokurimeve.

“Përshëndesim përparimin që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma me rëndësi kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me dy vendet në qershor”.

Deklarata vijon më tej se “Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të mbështesin përpjekjet për një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjellët, e cila të shërbejë si themel për bashkëpunim dhe begati të qëndrueshme”. Në dokument, zëdhënësi Price shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe u bën thirrje palëve të riangazhohen në proces me një frymë të nevojës urgjente për të adresuar temat teknike dhe politike. “Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Angazhimet e Uashingtonit në mbështetje të synimeve për normalizim të plotë,” thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi Price shton më tej se SHBA po punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur Bosnje-Hercegovinën të vazhdojë reforma, përfshirë reformat elektorale, të cilat do t’i sjellin statusin e kandidates për anëtarësim në BE.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje Hercegovinën, e krijuar 25 vjet më parë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, ka dhënë një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në këtë vend, thuhet në deklaratë. “Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e rëndësishëm të Përfaqësuesit të Lartë dhe përpjekjet e tij për axhendën 5+2 (me 5+2 objektiva), duke e vënë theksin edhe më shumë tek anti-korrupsioni si çelësi i forcimit të sundimit të ligjit”.

“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme. Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet tek qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. /VOA

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË