Specialja flet për garancinë: Shtetet nuk e ofrojnë vetë atë, përveç nëse u kërkohet

Çështja e garancës për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë ishte kryetemë e ditëve të fundit. Në vend u kritikua me të madhe qeveria dhe presidenca që nuk treguan gatishmëri për ofrimin e një garance të tillë.

Përplasje mes opinionesh të njohësve të çështjeve ligjore pati ditëve të fundit sa i përket çështjes së garancës për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Qeveria e presidenca po thonë se Kosova nuk mund të konsiderohet si shtet i tretë në këtë rast, teksa ndryshe po mendojnë disa nga njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë.

E në lidhje me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale. Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës, Angela Griep, ka thënë se shtete të caktuara nuk ofrojnë garanci të tilla, por që një gjë e tillë duhet të kërkohet.Sipas saj, shteti në fjalë duhet të jap pëlqim për kushtet e përcaktuara nga Paneli.“Trupi gjykues mund të konsiderojë lirimin e përkohshëm të një të akuzuari nën kushte ose garanci të caktuara. Garanci të tilla mund të sigurohen nga një Shtet i Tretë dhe pas një marrëveshjeje për ndonjë kusht të tillë të vendosur nga Paneli, duke përfshirë nëse Shteti i Tretë i jep pëlqim të akuzuarit që është në territorin e tij dhe nëse ai Shtet është në gjendje ose i gatshëm të pranojë kushtet e përcaktuara nga Paneli. Prandaj, shtetet nuk “ofrojnë” asnjë garanci të tillë më vete, përveç nëse kërkohet”, ka thënë Griep në një përgjigje.

Megjithatë, Griep thotë se jo doemos nëse një shtet jep garanci për mbrojtje në liri, të akuzuarit do të lirohen.Ajo nënvizon faktin se ky është vetëm një faktor që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirim me kusht.“Siç vuri në dukje nga trupi gjykues i apelit, i cili mbështeti vendimin e gjyqtarëve të procedurës paraprake për ndalimin e vazhdueshëm, një “garanci” nuk do të thotë automatikisht që një i akuzuar do të lirohet. Është vetëm një faktor që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirimin e përkohshëm”, ka përfunduar Griep.

Gjatë kësaj jave ka pasur raportime se shtete si Kroacia e Austria, madje edhe Izraeli kanë treguar gatishmëri për garancë për krerët e UÇK-së.Sidoqoftë, këto raportime janë mohuar nga vet institucione të shteteve të lartëpërmendura.“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

E përmes një përgjigje, Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka thënë se nuk kanë ofruar asnjë lloj garance.“Në lidhje me pyetjen tuaj nëse Austria ka dhënë ndonjë garanci në lidhje me rastet e treguara, përgjigjja nga Ministria e Jashtme e Austrisë është jo”, u tha në përgjigje.

Krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po mbahen që nga nëntori i vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.Mbi ta rëndojnë 10 akuza për krime lufte.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË