Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe ndeshjen e dytë rresht në Grupin B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.
“Dardanët” u mposhtën 3:1 nga Kombëtarja e Spanjës në stadiumin “La Cartuja” në Seville.
Sajti i njohur “Whoscored.com” e ka vlerësuar portierin, Samir Ujkanin si lojtarin më të mirë te Kosova (7.1).
Derisa sajti në fjalë e ka cilësuar Koken e spanjollëve si më të mirin në këtë përballje, duke i dhënë notën 8.4.
Spanjollët realizuan dy gola “ekspres” në minutën e 34-të dhe 36-të me anë të Olmos dhe Torresit.
Besar Halimi ngushtoi epërsinë e nikoqirëve në minutën e 70-të me një super-gol nga distanca.
Por, spanjollët u kundërpërgjigjën shpejtë duke shënuar për 3:1 vetëm pesë minuta më vonë me Gerard Morenon, transmeton zëri.
Kosova është në vendin e fundit në tabelë me zero pikë, derisa Spanja është e para me shtatë sosh.