Sot takimi i tretë Kurti-Vuçiq në Bruksel, paralajmërohet marrëveshje

Sot në tryezën e bisedimeve bë Bruksel do të përballet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë shkak për caktimin “rrufe” të takimit, i cili do të mbahet, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, pas më shumë se një viti nga takimi i fundit i nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve që ka pasur dje me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është diskutuar për elemente të kornizës që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Kurti theksoi se të enjten pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat.

Ai ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë, duke thënë se do të diskutohet për zgjidhje, e jo për shtyrje.

“Është e mundshme që ne nuk do të lëshojmë më 1 shtator sepse edhe Serbia do të heq dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Derisa do të ketë targa të përkohshme në anën e Serbisë, do të ketë të tilla edhe në Kosovë”.

“Ne po diskutojmë për zgjidhje jo për shtyrje, e kemi shtyrë më 31 korrik për datën 1 shtator, por ne shtyrjen e kemi bërë vetëm në momentin kur janë hequr të gjitha barrikadat. Serbia ka hequr dorë nga targat e përkohshme dhe nuk i kemi vënë as ne, tash i kemi letrat ngjitëse. Reciprociteti është parimi. Nuk kemi qëllime të njëanshme dëmtuese”, është shprehur Kurti.

Një marrëveshje të mundshme në takimin e sotëm ka paralajmëruar Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka thënë se presin një marrëveshje nga takimi i sotëm mes Kurtit e Vuçiqit, por jo atë finalen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“I kam takuar Kurtin dhe Vuçiq ndaras, për të diskutuar programin dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm. Presim një marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë Lajçak dje gjatë prononcimit për media.

Më i butë ka qenë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se Serbia po angazhohet që të qetësojë tensionet.

“Veçanërisht theksova se vendi ynë, si gjithmonë deri më tani, është i përkushtuar dhe punon sinqerisht për të qetësuar të gjitha tensionet që nuk i shkaktoi, në përputhje me politikën konsistente për të kërkuar një zgjidhje kompromisi ekskluzivisht përmes dialogut, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Vuçiq.

BE-ja ka njoftuar se takimi do të nisë në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË