Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e re

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka përfunduar të premten në orën 24:00, ndërkohë që sot ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen zyrtare të votimeve. Nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare, duke garantuar një proces të shpejtë të nxjerrjes së rezultatit, transparent, të sigurt dhe pa probleme.

Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1.841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në këto zgjedhje janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Po kështu edhe Policia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, raporton ATSh.

Të dielën e 25 prillit, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita kërkon rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë.

Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, si edhe kandidatë të pavarur të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me ndryshimet e reja në Kodin zgjedhor, në këto zgjedhje votuesi ka të drejtë të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që preferon.

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do të t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme.

Fushata pati edhe momente tensioni, ku fatkeqësisht në Elbasan u shënua edhe një viktimë si pasojë e përplasjeve politike.

Ndërsa takimet elektorale të mazhorancës u përqendruan te retorika ndaj kundërshtarit, opozita iu qas elektoratit me program konkret. Kurse presidenti Ilir Meta gjatë kësaj fushate ashpërsoi tonet në drejtim të qeverisë, pa kursyer edhe ambasadorët.

Edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri gjatë gjithë muajt të fushatës zgjedhore, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË