Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Kosova është damari i hapur i Ballkanit.Po i bën ballë presioneve të njëpasnjëshme nga pala serbe e ndikuar nga fryma ruse. Në horizont po shfaqet një situatë që mund të destabilizoje tërësisht Ballkanin, por ende gjithçka është skenar. Një qëndrim që mbështetet në shumicë është se nuk ka kthim pas që nga viti 2008, sepse Kosova e pavarur është qendra e të gjithë agjendës së Shteteve të Bashkuara për Ballkanin. Mirëpo ende vijon nxitja e tensioneve nga boshti Beograd-Moskë. Ditët e fundit ka pasur shumë përplasje në Veri të Kosovës, fakt i cili ka shtuar frikën se një konflikt i armatosur mund të ndezë Ballkanin. Kryeministri Albin Kurti ka replikuar në distancë me palën serbe. Reagim ka pasur edhe nga ndërkombëtarët të cilën kanë përjashtuar këtë skenar dhe kanë paralajmëruar ndërhyrje nëse situata përkeqësohet.

Loja e “shahut” mes Moskës dhe Uashingtonit

Rusët, si shahistët e mirë, nuk i lënë asgjë rastësisë dhe çdo lëvizje mendohet me mendje për tjetrën. Banja Luka, Beogradi, Prishtina dhe Shkupi nuk janë gjë tjetër veçse ‘gurë’ tëdobishëm në kërkimin e mat-it, që nuk është ripushtimi i Ballkanit, por destabilizimi i tyre. Sepse zgjimi i fantazmave të Ballkanit është i barabartë me largimin e vëmendjes dhe burimeve të Aleancës Atlantike nga Baltiku, Bjellorusia, Ukraina dhe Deti i Zi. Arsyeja pas axhendës ruse është e drejtuar ekonomikisht: arritja e rezultateve maksimale me përpjekje minimale. Çdo lëvizje, në kuadër të kundërsulmimit të madh të Rusisë, ndjek një drejtim të saktë. Shfrytëzimi i dobësive të sistemit shumëkombësh boshnjak për të parandaluar përkeqësimin e rrethimit ushtarak të Serbisë, i cili nga një Bosnjë e zvogëluar do të fitonte banorë, territor dhe burime. Shfrytëzimi i elementëve më të djathtë të politikës serbe për të ngadalësuar perëndimizimin e frikshëm të Beogradit. Ushqimi i rivaliteteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, një vend i ndarë mes sferës bullgare, serbe dhe shqiptare, por edhe kapitalizimi i çështjeve ortodokse në Mal të Zi , për të dobësuar anën ballkanike të Aleancës Atlantike.Shtetet e Bashkuara mund të përfitojnë nga një rivendosje e kufijve të mbetjeve të Jugosllavisë së vdekur. Në Bosnje dhe Hercegovinë pjesa më shqetësuese e territorit do të pushonte dhe vetoja për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike do të binte. Kosova, një shtyllë e albanosferës, do të humbiste atë 10% të territorit që është shkaku i 90% të problemeve të saj të sigurisë. Serbia, e ndjekur nga Bosnja dhe Kosova, mund të magnetizohet drejt Perëndimit. Por nuk është kaq e thjeshtë. Dhe, krahas politikës reale, do të duhej një vullnet politik shumë i fortë nga të dyja palët. Prandaj kjo mund të shihet si një ‘lojë shahu’ ku SHBA dhe Rusi matin forcat përballë njëra tjetrës, duke shfrytëzuar influencën e tyre dhe përgatitjen ushtarake.

Kosova: ‘Vija e kuqe’ e Uashingtonit, ‘epshi’ i Moskës

Gjykimet teknike të luftës me prokurë janë duke u zhvilluar në Kosovë që nga shtatori 2021, pasi incidenti i tretë më i rëndë ndëretnik dhe antiqeveritar në historinë e shkurtër të shtetit kosovar u zhvillua në katër krahinat me shumicë serbe – pas kryengritjes së vitit 2008. Demonstratat e shkurtra por intensive në fund të korrikut 2022 i frikësuan shikuesit evropianë dhe amerikanë, ndoshta për shkak të efektit të Ukrainës. U shtuan paniku se mund të niste një konfliktnë shkallë të gjerë

Nuk është ende koha e luftës

Rusia, nëpërmjet Serbisë, mund të vendosë zjarrin përfundimtar në katër krahinat veriore të Kosovës, Prishtina është vendi ku bota ishte një hap larg Luftës së Tretë Botërore në vitin 1999 . Por Uashingtoni nuk do qëndrojë duarkryq edhe mund t’i përgjigjet në mënyrë simetrike shkeljes së vijës së  kuqe, duke pasur aftësitë dhe mjetet.  Mirëpo duhet thënë se përkeqësimi i konkurrencës ndërmjet fuqive të mëdha, mund të rrëzojë edhe tabunë e paprekshmërisë Serbi-Kosovë. Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia mund të përdorin këtë si pretekst për të ndërmarrë lojën më të rrezikshme. Çdo letër mbetet e hapur në tavolinë, mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë në vijim. Rreziku mbetet i lartë, por asgjë nuk është e vulosur.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË