S’KA LIBERALIZIM TË VIZAVE, VON-CRAMON I KËRKON QEVERISË SË ARDHSHME T’I BINDË VENDET SKEPTIKE

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën shengen. Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave.

Në një përgjigje për KosovaPress, ajo thotë se më e rëndësishmja që të bindet është qeveria franceze.

“Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do të duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, nuk do të thotë që Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asgjë. Rruga përpara është të sigurohemi që Qeveria e Kosovës të përfshihet në një dialog me ato shtete anëtare, të cilat janë skeptike për momentin. Më e rëndësishmja, qeveria franceze duhet të bindet se Kosova është e gatshme për liberalizimin e vizave. Ata duhet të sigurohen që çdogjë që Franca ose shtetet e tjera anëtare do të kërkojnë mund të adresohet nga autoritetet kosovare, nëse mund të përcaktojnë aspekte të caktuara pse hezitojnë deri më tani, Kosova duhet t’i përmirësojë këto aspekte”, thotë ajo në një përgjigje për KosovaPress.

Të pashpresë se liberalizimi i vizave do të ndodh gjatë këtij viti janë edhe njohësit e integrimeve evropiane.

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha rendit për KosovaPress disa prej arsyeve pse e sheh të pamundshme një gjë të tillë.

Shasha: Nuk shoh po thuajse asnjë mundësi që të ketë liberalizim të vizave në 2021

Video:

“Për dy arsye nuk prej ndonjë progres sa i përket liberalizimit të vizave në vitin 2021. Arseja e parë është pandemia dhe duhet të njohim faktin se jetojmë me një realitet të ri politik…Duhet të njohim faktin se ka zgjedhje në vende të BE-së, respektivisht Holandës dhe Gjermanisë. Këto zhvillime politike do të pengojnë ndonjë vendim sa i përket hapjes së kufijve me vendet e treta. Në veçanti në kohë të pandemisë…Nuk shoh po thuajse asnjë mundësi që të ketë liberalizim të vizave në vitin 2021”, deklaron ai.

NdërsaVisar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim (D4D) thotë se kjo çështje varet edhe nga presioni që mund të bëjë qeveria e ardhshme Bashkimit Evropian.

Xhambazi: Varet qeveria sa do të bëjë presion BE-së për liberalizim të vizave

Video;

“Bashkimi Evropian është vonuar sa i përket liberalizimit të vizave. Mendoj që kjo do të varet edhe nga qeveria jonë sa do të bëjë presion për këtë çështje. Nuk mendoj që duhet t’i mbajmë shpresat tek Portugalia, apo një shtet tjetër. Por duhet të ngritëm këtë çështje në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj që është obligim i qeverisë në ardhje ta mbajë lartë në listën e prioriteteve këtë çështje…Duke marrë parasysh Covid 19, problemet me vaksina, me udhëtime, gjithashtu edhe problemet politike nga Franca, Holanda dhe Danimarka nuk mund të presim diçka pozitive”, thotë ai.

Edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE në Këshillin Evropian, duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Shengen./E.Zeqiri/

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË