“Si nisi dhe si po shkon”/ Vuçiç vishet si çeçen, reagon ashpër raportuesja për Kosovën në PE dhe kapet keq me Brnabiç

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, kanë replikuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiçin.

Von Cramon, të martën ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili u vesh si çeçen.

Kështu ajo ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku është tani, duke shpërndarë një fotografi të Vuçiçit me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe fotografinë tjetër të tij me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.

“Si nisi dhe si po shkon”/ Vuçiç vishet si
“Si nisi dhe si po shkon”/ Vuçiç vishet si

“Si nisi dhe si po shkon”, ka shkruar Von Cramon.

Ndaj saj ka reaguar Brnabiç, duke i sugjeruar Cramonit që ta marrë një këshilltar për humor.

“Disa këshilla miqësore për Viola von Cramon – merrni një këshilltar për humorin. Ju duhet një”, shkroi Brnabiç.

Pas kësaj, Cramon i replikon Brnabiçit duke ironizuar me raportet “për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor”, që Serbia nuk i respekton.

“Shohim që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, thotë Cramon.

Këshilltari i Kadyrovit, Turko Daudov, “përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij, për mbarë popullin serb”.

Kurse presidenti serb, Vuçiç shfrytëzoi rastin “për të falënderuar popullin rus që është një komb vëlla” për serbët.

“Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, ka thënë Vuçiç.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË