Shqiptarja u vra dhe u tërhoq zvarrë drejt lumit, zbardhet autopsia e ngjarjes tronditëse: Ja sa plumba mori

Është zbardhur autopsia për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri tre ditë më parë në Itali, nga autori i dyshuar Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh.

35 vjeçarja shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

32-vjeçari Daniele Bedini i arrestuar si autor prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.

Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës. Bedini mësohet është marrë në pyetje prej mesditës së sotme.

Për mediat italiane avokati i 32-vjeçarit tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet.

“I vetmi element që i çoi hetuesit që të ndalonin klientin tim është denoncimi i vjedhjes së pistoletës në pronësi të babait të Daniele Bedinit, e formalizuar disa ditë përpara vrasjeve.”

“Babai i klientit tim kishte denoncuar vjedhjen e armës të cilën e kishte me leje, që nuk është gjetur ende dhe që për momentin ka përputhje vetëm me gëzhojat e gjetura pranë kufomave. Fakti që se klienti im është edhe me precedentë penalë ka bërë që hetimet të kufizohen vetëm rreth tij”, shtoi avokati.

Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Teksa trupi i pajetë i Nevilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës, mbrëmjen e së martës u gjet trupi i një transeksuali.

Ai quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën. Transeksuali u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.

Bertolotti ushtronte prostitucion në periferi të Sarzana. Trupi i tij u gjet në afërsi të një automjeti të braktisur, që rezultoi se i përkiste viktimës. Në trupin e tij kishte shenja të dukshme dhune. Kishin qenë miqtë e tij që kishin denoncuar zhdukjen e 43-vjeçarit dhe momentalisht nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë vrarë të njëjtën natë me Nevilën ose të hënën. Fillimisht policia mësohet se gjeti makinën e viktimës, brenda së cilës u zbuluan shenja gjaku. Vetëm disa orë më pas policia zbuloi trupin e tij të pajetë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË