Shqiptari dhe tradita e rrëmbimit të gruas: Pa rrëmbim, nuk ka martesë të lumtur!

“Messidor” ka botuar të shtunën e 7 shtatorit 1907, në faqen e tretë, rrëfimin e shkrimtarit të njohur francez Guillaume Apollinaire, për mikun e tij shqiptar dhe zakonin e rrëmbimit të gruas (ky mik i tij, emri i të cilit nuk përmendet në shkrim, duhet të jetë Faik Konica).

Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar.

Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë.

Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria.

Kjo vajzë, bukuria e së cilës ishte aq joshëse sa nuk ka një burrë që nuk do ta donte çmendurisht, e tradhtonte mikun tim me ata që dëshironin, dhe vetë unë, dhe të më falni, hezitoja midis miqësisë dhe dëshirës (epshit).

E paturpshme, në një mënyrë që mund të admirohet vetëm nga ata që jeta i ka bërë të vuajnë aq sa të qorrohen në shpirt dhe zemër, Maud e kalonte jetën e saj, e zhveshur, në apartamentin e mikut tim. Dhe, kur ai ishte jashtë, të shthururit hynin në shtëpinë e tij.

Dhe, kjo vajzë, kjo Maud, a ishte ajo pjesë e njerëzimit?

Ajo nuk fliste asnjë gjuhë, por një dialekt hibrid, një përzierje e të folurit anglez, francez, belg dhe gjerman.

Një filolog do ta kishte adhuruar atë, një gramatikan nuk mund veçse ta kishte urryer pavarësisht bukurisë së saj.

Angleze, ajo ishte nga babai i saj, një oficer mizor, i dënuar me vdekje në Indi për abuzim ndaj vendasve. Por nëna e saj ishte malteze.

Një ditë, miku im më tha:

– Dua të ta them. Nesër, do të vras veten.

Unë i njihja mjaft mirë zakonet shqiptare për të ditur që këto nuk ishin fjalë boshe.

Ai do të vriste veten, pasi e kishte thënë kështu.

Unë kurrë nuk e lashë atë, dhe të nesërmen, falë pranisë sime dhe miqësisë, shqiptari nuk vrau veten.

Ai gjeti vetë një ilaç për dhimbjen e tij.

– Kjo grua, tha ai, nuk është gruaja ime. Unë e dua atë, kjo është e vërtetë, por me një dashuri që një nuse do të më shkatërronte përbrenda.

– Nuk e kuptoj, i thashë.

Ai buzëqeshi dhe vazhdoi :

– Racat e Ballkanit dhe maleve në kufi me Adriatikun dikur praktikonin rrëmbimin, dhe ky zakon mbijeton në lokalitete të ndryshme.

Vetëm gruaja që kemi marrë (rrëmbyer), ajo që kemi zbutur (domestikuar), na takon vërtet.

Dhe, pa rrëmbim, nuk ka martesë të lumtur.

Unë kam flirtuar me Mauden.

Por, ishte ajo që më mori.

Ajo është e lirë dhe unë dua të rifitoj lirinë time.

– Dhe si? E pyeta i habitur.

– Rrëmbimi! – tha ai me një qetësi dhe fisnikëri që më bëri përshtypje.

Në ditët në vijim, ne udhëtuam, shqiptari dhe unë.

Ai më çoi në Gjermani dhe për një kohë shumë të gjatë dukej i shqetësuar.

Unë e respektoja dhimbjen e tij dhe pa menduar për rrëmbimin e admiroja në heshtje për përpjekjen për të harruar këtë Maud e cila e tërbonte atë për vdekje.

Një mëngjes në Këln, në mes të “Hohe Strasse”-s, shqiptari më tregoi një vajzë të re, e cila me një mjet muzikor në dorë po ecte pranë shërbëtores së saj.

Një shërbëtor i veshur me shije ecte dhjetë hapa pas dy grave.

Vajza mund të ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe. Dy gërsheta i binin pas shpine.

Bijë e një mjeku nga Këlni, ajo dukej e gëzuar në Prusi po aq sa në qytetin e Tre Mbretërve (Rois Mages).

– Më ndiqni, tha befas shqiptari.

Ai filloi të vraponte, kaloi shërbëtorin dhe, duke arritur pranë vajzës së re, i hodhi një krah rreth belit dhe e ngriti atë (mbi supe) duke vrapuar shumë shpejt.

Po vrapoja i shqetësuar në gjurmët e mikut tim.

Unë nuk shikoja pas meje, por sigurisht që shërbëtori dhe shërbëtorja, të shushatur, kishin humbur mendjen, sepse ata as nuk bërtisnin: “Kujdes!”

Ne kaluam para Kupolës, arritëm në stacion.

Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave. /Darsiani

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË