Gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronvirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 2899 testime, nga të cilat 349 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i pandemisë.