Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike

Janë të pakët shqiptarët që ushtrojnë profesionin e këpucëtarit ortopedik. Shkëlzen Shkodra bën pjesë ndër të pasionuarit për këtë profesion specifik

Ai pret çdo ditë në shitoren e tij në Cyrih klientë nga e tërë Zvicra. Prej mëngjesit e deri vonë teksa bie nata, mjeshtri i këpucëve ortopedike, Shkëlzen Shkodra, përgatit dhjetëra këpucë për klientët që vijnë me rekomandim të mjekëve dhe spitaleve të ndryshme zvicerane.

Duket si shitore këpucësh por në fakt prapa qëndron një punëtori ku Shkëlzeni me ekipin e tij për çdo ditë përgatit këpucë, shtresa dhe proteza të ndryshme ortopedike.

Si fëmijë, Shkëlzeni kishte vuajtur nga problemet me shputat e këmbëve dhe kishte bartur për një kohë pjesë ndihmëse ortopedike. Kjo anomali e kishte nxitur atë t’i përkushtohej këtij profesioni që e ushtron prej rreth 20 vitesh. Tashmë Shkëlzen Shkodra është pavarësuar, duke hapur një shitore pajisjesh ortopedike në Cyrih.

Tashmë 37 vjeçar, ai kishte migruar nga Kosova në Zvicër në vitin 1994, si fëmijë 11 vjeç.

Ndër të paktët shqiptarë, këpucëtarë ortopedikë

“Unë kam filluar zanatin e ortopedisë qysh në moshën 16 vjeçare. Por paraprakisht kisha treguar interesim për këtë profesion që është shumë i rrallë dhe specifik”, rrëfen ai.

“Ishte shumë interesante në atë kohë për mua se si me ndihmën e shtresave ortopedike kisha shëruar anomalitë e shputave. Aty jam inspiruar dhe vazhdova zanatin katërvjeçar në ortopedi për të bërë më tutje përvojën profesionale për 5 vite të tjera në një punëtori të këpucëve ortopedike, në Oerlikon të Cyrihut”.

Janë të pakët të rinjtë që janë të interesuar sikur Shkodra për këtë profesion dhe janë edhe më të pakët shqiptarët që ushtrojnë profesionin e këpucëtarit ortopedik.

Një këpucëtar i thjeshtë nuk mund ta bëjë këtë punë ngase duhet të ketë njohuri të anatomisë dhe patologjisë së këmbëve.

Këmba jonë kryen një funksion të rëndësishëm amortizimi; kur lëviz, zbut ngarkesat amplituda të peshës trupore.

Sëmundja është një problem i shpeshtë dhe urgjent në ortopedinë moderne. Kjo sëmundje mund dhe duhet të trajtohet, dhe metoda e zgjedhjes në një fazë të hershme është të mbathësh këpucë speciale. E për këtë kujdeset mjeshtri Shkëlzen Shkodra.

Ai na tregon edhe çfarë lloj këpucësh për këmbë të sheshta duhet të mbathen nga kategori të ndryshme të pacientëve.

Këshillat e Shkëlzenit për njerëzit me shputa të sheshta

“Nëse anomalitë me këmbët janë në një fazë të hershme, nuk është e nevojshme të mbathni pajisje ortopedike. Mjafton të zgjidhni këpucët ose këpucët më fiziologjike të përshtatshme për korrigjimin e patologjisë”.

Shkëlzeni tanimë është specializuar për raste të diabetit por thotë se janë me qindra lloje të këtilla këpucëve.

Falë punës së tij me efikasitet dhe me entuziazëm, këpucëtari ortopedik Shkëlzen Shkodra gëzon mirënjohjen e klientëve të kënaqur.

“Po janë më specifike këto raste dhe duhen përgatiten shtresa të holla ngase shputat e të sëmurëve me diabet nuk i ndjejnë gjatë ecjes. Të gjitha këto raste po edhe të tjera mbulohen nga sigurimet shëndetësore”, sqaron mjeshtri i këpucëve ortopedike. Në shitoren e tij vijnë të gjitha kategoritë duke përfshirë edhe sportistët. Këpucët e Shkëlzenit ndalin dhimbjet dhe korrigjojnë ecjen e shtrembër.

“Kënaqësia ime më e madhe është kur shoh pacientët të ecin sërish pa probleme dhe pa ndihmën e këpucëve, protezave apo protezave ortopedike”, shprehet ai.

Shpesh njerëzit që vuajnë nga patologjia ortopedike pyesin veten: a është e mundur të mbathni këpucë për këmbë të sheshta?

“E gjitha varet nga modeli specifik i këpucëve. Ju duhet të zgjidhni këpucë të dizajnuara posaçërisht për njerëzit me këmbë të sheshta. Por edhe modele të tilla nuk duhet të mbathen gjatë gjithë kohës. Ato janë të destinuara për ushtrime fizike.

Pasioni i shndërruar në profesion

“Kombinimi i zejtarisë në punëtorinë ortopedike dhe këshillat që unë ofroj për klientët tanë të çmuar më japin kënaqësi çdo ditë”.

Shkëlzenin mund ta gjeni në Albisriedenplatz në Zürich. Ai nuk riparon këpucët, por u jep atyre një “jetë të dytë”.

Sëmundja e shputës “e bëri” këpucëtar ortopedik

Si fëmijë, Shkëlzeni kishte vuajtur nga problemet me shputat e këmbëve dhe kishte bartur për një kohë pjesë ndihmëse ortopedike. Kjo anomali e kishte nxitur atë t’i përkushtohej këtij profesioni që e ushtron prej rreth 20 vitesh.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË