Kitarën elektrike ikona e muzikës e përdori në vitin 1968.
Kitara elektrike të cilën ikona e muzikës, Elvis Presley, e përdori në vitin 1968, është shitur për afro 450 mijë funta gjatë një ankandi.
Mediat e huaja kanë raportuar mënyrën se si Presley, kishte rënë në dashuri me instrumentin, që i përkiste një anëtari të grupit të tij të sesionit “Al Casey”, kitarë të cilën më pas e huazoi për një koncert.
Performanca e Elvisit me këtë instrument u transmetua në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar rikthimin e tij pas gjithsej shtatë vitesh, fakt i cili e rrit rëndësinë e këtij instrumenti për të gjithë adhuruesit e muzikës së Presley-t.
Ndryshe, pasuria e legjendës amerikane të muzikës, u vlerësua 100 milionë dollarë amerikanë pas vdekjes së tij.
Por gjërat ndryshuan, sepse vlera e markës “Elvis”, duke përfshirë pasurinë në Graceland, me kalimin e viteve arriti shifra marramendëse, të cilat kanë kaluar në pronësi të së bijës së Elvisit, Lisa Marie, kur ajo kishte mbushur 25 vjet.