Servilizëm, sëmundje kronike e shqiptarëve..!

SHKRUAR NGA: FLORIM ZEQA 

Pavarësisht ndërrimit të pushteteve, servilet i shkojnë të gjithëve. Servilizmi është një sëmundje e pashërueshme te shqiptarët. Servletët ndahen në disa kategori, por më të rrezikshmit mbeten servletët e sofistikuar!

Servilizmi i sofistikuar i intelektualëve me interesa personale

Fjala e sofistikuar rrjedh nga fjala greke “sophistikós”, që do të thotë ‘i afërm me sofistët’. Sofistët ishin retorikë të famshëm për dhuntinë e tyre ndaj fantazmave, komplekseve dhe të panatyrshmes. Prandaj, e sofistikuar është edhe diçka e panatyrshme, e cila pretendon të jetë ajo që nuk është. I sofistikuar është një person që sillet në mënyrë të dalluar dhe elegante nga të tjerët me një personalitet të dyfishtë.

Pa dashur të personalizoj analizën e mëposhtme, servilet ndryshojnë në nivel intelektual. Sa më i ngritur të jetë servilizmi, aq më i sofistikuar është servilizmi (më elegant dhe më i padukshëm se të tjerët), ndërsa sa më injorant të jetë servilizmi, ai kthehet në banalitet dhe dallohet nga të tjerët!

Pa dashur ta ekspozoj me emër e mbiemër para të tjerëve, po marr si model shembullin e një intelektuali që u ka shërbyer të gjitha pushteteve të pasluftës në nivel lokal dhe qendror. Intelektuali servil ka përfituar nga të gjitha pushtetet e pasluftës duke punësuar familjarë në institucione dhe ndërmarrje publike, duke nxjerrë donacione (mjete financiare) nga qeveria për botimin e dhjetëra librave brenda çdo viti kalendarik. Por askush në Kosovë, përveç atyre që e njohin nga afër, nuk mendon për intelektualin interesant, “qingjin” që i ka thithur të gjitha pushtetet deri në fund! Pra ky është servilizmi i sofistikuar që ushqen në mënyrë perfide të gjitha pushtetet, ndërsa nga ana tjetër në opinionin publik shfaqet një njeri i mirë dhe patriot,

Roli i intelektualit në shoqëri

“Dy palë njerëz e prishin odën”, thoshin të moshuarit, “ata që nuk dinë e flasin dhe ata që dinë e nuk flasin”. Në grupin e parë të njerëzve bëjnë pjesë injorantët dhe injorantët që flasin shumë dhe nuk thonë asgjë, ndërsa në grupin e dytë të njerëzve bëjnë pjesë të mençurit dhe të diturit që ngurrojnë të flasin.

Intelektualët janë njerëz me dhunti natyrore (nga Zoti), me një inteligjencë të zhvilluar që i thonë gjërat qartë dhe bindshëm, duke reflektuar besimin dhe shpresën për të ardhmen tek ata që i rrethojnë dhe jo vetëm.

Në të kaluarën, njerëzit e ditur (intelektualët), edhe kur nuk mund të shpreheshin lirisht nga pushtuesit, gjithmonë gjenin një mënyrë për t’i treguar të vërtetën popullit të tyre përmes metaforave, anekdotave, tregimeve imagjinare (përrallave).

njerëzit e ditur dhe ntelektualët ishin bartës të lëvizjeve kombëtare që nga kohët antike e deri në ditët e sotme, që nga Kuvendi i Lezhës e deri të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që nga Rilindja Kombëtare e deri në lëvizjen e paqësore demokratike (LDK) e historisë. ’90-ta, intelektualët u shndërruan në prijës politik dhe ushtarak, për ta kthyer popullin nga shtypja dhe robëria shekullore siq ndodh edhe gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99.

Për unifikimin e trurit kombëtar

Në disa të reja të krijuara në Kosovën e sotme, populli ka nevojë si asnjëherë më parë për unifikimin e vërtetë kombëtar, të intelektualëve, njerëzit e ditur dhe të njerëzve të vërtetë për ata që vlerësojnë nga pushtimi i anti, dukurive të jenë negative; korrupsioni, krimi i rrjetit, prostitucioni politik, egoizmi, imoraliteti dhe imoraliteti i tyre për shitjen e vlerave, traditën dhe identitetin kombëtar.

Servilizimi apo rreshtimi i intelektualëve në anën e së keqes është duke e seriozisht të ardhmën e vendit. Hyrja e intelektualëve nën tutelën e partive të dështuara politike, e bën akoma më të pashpresë jetën e saj në Kosovë.

Mendimi i mprehtë i një intelektuali vërehet nga thënja e të vërtetës së pastër, pa kamuflime dhe pa ngjyrime partiake. Mendimi i lirë i inteligjencës është kritikuar në politikat dhe të korruptuarit, për hajdutët dhe matrapazët politik.

Pavarësisht nga akuzat dhe linçimet intelektuale në asnjë rrethanë nuk guxon të largohet nga misioni i shenjtë për mbrojtjen dhe pëhapjen e vërtetës dhe të qenurit mbrojtës besnik i interesave kombëtare dhe të qytetarëve.

Sprova e intelektualit në sfidat e kohës

Një njeri që i thotë vetes intelektual dhe atdhetar që sot rrinë indiferent ndaj zhvillimeve politike në vend, le t’i thotë çfarë dojë vetes, por në realitet nuk është në nivelin që e pretendon.

Merreni me mend se çfarë do të ndodhë sikur të tërhiqeshin të gjithë intelektualët, siq strukur një pjesë e intelektualëve të profilit të “lartë”.

Me siguri në vend nuk do të bëhej fjalë për këtë prosperitet, ndryshime pozitive, zgjedhje demokratike, zhvillim ekonomik dhe mirëqënje qytetare, por do të fashiteshim deri në një tjetër kombëtar të njerëzve nga qeveria e papërgjegjshme dhe antivlerat.

Ndoshta, neve që jemi aktivë dhe të pandalshëm në përballje me dukuritë negative dhe mbeturinat e sistemit të kaluar, intelektualët e servilizuar të kalibrit të “lartë” na konsiderojnë të ç’mendur!

 U la në dorë qytetarëve të vendit të vlerësojnë kontributin tonë, por edhe servilizmin dhe ndërgjegjen e intelektualëve. Paraja mund të shkatërrojë intelektualitetin e servilëve, por jo edhe intelektualëve, misioni i të cilëve është interesi i qytetarëve dhe e ardhmja e shtetit të tyre të lirë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË