Serbia kërcënon sërish: Ushtria jonë është në gatishmëri të lartë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën

Vetëm një ditë para fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetit me Serbinë për dokumentet e identifikimit,  Ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka lëshuar një njoftim se Ushtria e tyre po kryen stërvitje në zonën përgjatë kufirit me Kosovën.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë thuhet se në kuadër të aktiviteteve të rregullta në bazat dhe objektet në Zonën e Sigurisë Tokësore, forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë po kryejnë stërvitje të përditshme për kryerjen e detyrave specifike.

“Stërvitja kryhet me qëllim të ruajtjes së shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të njësive të angazhuara dhe aftësisë së tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në vijën administrative me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Sipas kësaj ministrie, “gjatë qëndrimit në bazë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë i nënshtrohen përmbajtjeve të ndryshme stërvitore dhe vëmendje e veçantë i kushtohet ushtrimit të veprimeve luftarake në rast sulmi ndaj njësisë, si dhe taktikave, teknikave dhe procedurave të përdorura për të parandaluar kalimet ilegale, aktivitetet e grupeve ekstremiste dhe krimi i organizuar”.

“Forcat e Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat janë të angazhuara në sigurimin e vijës administrative me Kosovën, zhvillojnë trajnime gjatë gjithë vitit, si para vendosjes ashtu edhe gjatë zbatimit të detyrave në Zonën e Sigurisë Tokësore, gjë që siguron një nivel të lartë të aftësisë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e tyre të përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Të përkujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ushtria Serbe grumbullohet në zonën kufitare me Kosovën, sa herë Qeveria e Kosovës merr vendime për zbatimin e masave të reciprocitetit me shtetin fqinj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ditë më parë ka kërkuar përforcime nga NATO, duke theksuar se rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe.

Ai tha se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR-it. Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në Kosovë

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË